BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Politike

Marrëveshja detare me Greqinë, ish admirali turk paralajmëron Shqipërinë

Marrëveshja detare me Greqinë, ish admirali turk paralajmëron

Admirali në pension Cihat Yayci është rikthyer në televizionet turke me deklaratat paralajmëruese, se Greqia synon të përfitojë nga zona detare  në kurriz të Shqipërisë dhe Egjiptit, për ti përdorur më pas si precedentë ndaj Turqisë.

Yayci thekson me marrëveshjen  e nënshkruar mes Italisë dhe Greqisë të drejtat e Shqipërisë dhe të Libisë u shkelën.

“Nëse marrëveshja për detin Jon do të ishte tre palëshe, Shqipëria do të fitonte nga zonat detare në vijën jugperëndim-verilindje, pra do të kishte disa prej zonave të cilat i mori Greqia. Shqipëria duhet ta kundërshtojnë këtë marrëveshje dhe Turqia duhet ta ndërgjegjësojë për këtë”.

Yayci, admirali i pensionuar u kthye në qendër të vëmendjes gjatë muajit Maj pak ditë pas dorëheqjes së tij të diskutueshme, kur u shpreh se Shqipëria kishte anuluar Marrëveshjen Detare me Greqinë të nënshkruar në Prill të 2009, pas raportit të fshehtë të përgatitur nga qeveria turke. Të njëjtën gjë admirali i bën thirrje Egjiptit ta bëjë.

“Egjipti duhet ta rishikojë marrëveshjen me Greqinë pasi bie në kundërshtim me interesat e saj. Ne duhet të denoncojmë këtë marrëveshje njësoj siç vepruam me marrëveshjen e zonave ekonomike detare, që Greqia nënshkroi me Shqipërinë në vitin 2009. Edhe në atë rast, Greqia arriti t’u jepte ishujve të saj autoritet të plotë me territorin tokësor kontinental dhe Shqipëria e pranoi faktikisht këtë. Më pas nga ndërhyrja që bëri Turqia, Shqipëria u ndërgjegjësua se pësoi një humbje të madhe në zonat e saj detare dhe më pas u aplikua nga kryeministri aktual i vendit në Gjykatën Kushtetuese, që e anuloi atë marrëveshje”.

Marrëveshja detare Shqipëri- Greqi u kthye sërish në qendër të vëmendjes pas deklaratës së kryeministrit grek Mitsotakis për zgjerimin e vijës detare deri në 12 milje.

Më të lexuarat