
Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Marrëveshja e Detit me Greqinë, ish-ministri i PD shpreh hapur pakënaqësitë: Berisha dështoi për këtë arsye

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Gusht 2020

Ditën e djeshme Këshilli i Ambasadorëve i bëri thirrje qeverisë shqiptare të angazhohet për rinisjen e negociatave për Marrëveshjen e Detit me Greqinë. Lidhur me këtë ngjarje kreu i këtij këshilli, Besnik Mustafaj thotë për Report Tv se shqetësimi kryesor është mos interesimi i Ministrisë së Jashtme për këtë çështje. Kritika shpreh edhe për Cakajn.
“Ajo që më shqetëson si ish diplomat dhe si President i Këshillit të Ambasadorëve është që nuk shoh asnjë preukopim nga qeveria aktuale. Ky është një proces që udhëhiqet nga ministria e Jashtme. Ne jemi një vend që jemi pa ministri të Jashtme de facto. Rama që është në letra ministër nuk kryen detyrat. Cakaj është i paaftë, pa përvojë dhe i papërgjegjshëm për kryerjen e këtyre detyrave”, tha Mustafaj.
Për Kreun e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë vendi ynë i ka kapacitetet e duhura për një ekip dinjitoz në negociatat me Greqinë për Marrëveshjen e Detit.
“Duhet bërë me një ekip të ri. Ekipi i ngritur në 2018 nga qeveria dështoi. Ekipi i Partisë Demokratike që u ngrit në vitin 2008- 2009 që solli një marrëveshje që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese do të thotë që ka dështuar. Shqipëria i ka kapacitet njerëzore për ta bërë por udhëheqja e sotme nuk ka vetëdijen politike”, tha Mustafaj.
Dështimi i Qeverisë Berisha në arritjen e marrëveshjes, vinte së pari nga mungesa e transparencës sipas Besnik Mustafajt. Ndaj ai i kërkon qeverisë aktuale të jetë transparente për çdo negociatë dhe të bashkëpunojë me Presidentin.
“Transparenca e pamjaftueshme që bëri qeveria Berisha është një nga arsyet e dështimit dhe rrëzimit të marrëveshjes në 2008-2009. Tani duhet të bëhet plotësisht transparencë. Marrëdhënia me Presidentin që do i japë tagrin ekipit të negociatorëve, qeveria duhet të bashkëpunojë me presidentin që mos të gjendemi në situatën e viteve 2017-2018 ku njëri i binte thumbit tjetri patkoit", tha Mustafaj.
Më të lexuarat


Jorida Tabaku lë mënjanë për një moment politikën, nxjerr foton si rrallëherë ndonjëherë

“Nuk bëri kurrë kompromis me të keqen”, Lulzim Basha përkujton demokratin e njohur: Politikani model ku mllefi dhe hakmarrja për kundërshtarin politik nuk gjeti kurrë vend! (FOTO)

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Kushtetuesja nis punën me ligjin e pronave, ish-pronarët kundër draftit të qeverisë, më 4 shkurt rihapet debati

Berisha rrezikon të merret në pyetje nga SPAK, nis grumbullimi i dokumenteve për aferën e “Kompleksit Partizani”, do thirren të gjithë të akuzuarit

Berisha u përgjigjet sulmeve të Ramës pas 4 ditësh, e akuzon për shitjen e detit, asnjë pendesë për marrëveshjen e 2009

Thellohet skandali te “Shefqet Ndroqi”, dyshohet se janë përfshirë në korrupsion mjekë e infermierë, prokuroria zgjeron hetimet

Manastirliu: Rritje e numrit të rasteve të të shtruarve, brenda janarit mbërrijnë mbi 10 mijë doza të vaksinës

Bujar Leskaj rigjallëron degën e PD në Vlorë, rekord takimesh me qytetarët dhe grup-seksionet, rivalizon ashpër PS më 25 prill

Astrit Patozi: Koha që të hetohet pasuria e Bashës, SPAK do jepte një ndihmesë shumë të madhe edhe për zgjedhjet e 25 prillit
