
Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve, ja provat tronditëse të policisë në prokurori

Marrëveshja me PD për zgjedhjet e 25 prillit, Agron Duka i kthehet ashpër gazetares pas pyetjes provokuese: Ne e pranuam njëri-tjetrin, nuk na pranoi Basha!

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021

Partia Agrare Ambientaliste synonte për minimalisht dy deputetë, por tashmë këto procese negociuese janë të mbyllura. Kreu i kësaj partie, Agron Duka ishte i pari që bëri një marrëveshje me kreun e PD-së, Lulzim Basha për t'u përfshirë në listat e kësaj partie.
I ftuar në studion e ABC Neës, gazetarja e pyeti Duken se si i pranoi PD-ja në listat e tyre.
Si duket ai nuk e pranoi këtë pyetje dhe u përgjigj duke thënë se ata pranuan njëri tjetrin dhe nuk i pranoi Basha.
"Ne pranuam njëri-tjetrin, nuk na pranoi ne Basha. Kanë qenë procese negociuase, nuk është se Basha u tregua zemërgjerë dhe tha meqenëse u kemi dhënë llafin hajde keni një vend në Parlament. Ne kemi mbështetësit tanë. Ne e meritojmë një mandat të plotë në Kuvend.
Çfarë është kjo që Basha iu mori ju.
Se kush ka më shumë nga njëri-tjetri këtë e vlerëson një i tretë. Unë mendoj se ne na duhej më shumë se një mandat. Ne kemi një kandidat në zonën e sigurt. Po të dilnim vetëm ne, prapë 10 mijë veta do na duheshin. Pra është pak a shumë e barabartë. Duke pasur një profil agrar kemi edhe zonën e Fierit. Do bëjmë propagandë që të votojnë kandidatin. Eduard Sharka do të jetë kandidati jonë në Fier. Neve nuk na është dhuruar gjë, nëse fillojmë këtë lloj diskursi atëherë dalin gjëra të tjera. Ne kemi një qëllim që të fillojmë fushatën elektorale",- tha Duka.
Më të lexuarat


Blindohet SPAK, shtohet numri i prokurorëve për të përshpejtuar hetimet, 1.100 dosje korrupsioni e krimi nën hetim

SPAK fundos ministra, Sekretarë të Përgjithshëm dhe drejtorë, Kraja lajmëron hapjen e dosjeve të tenderave, dhjetëra zyrtarë nën hetim

Topalli ftesë të hapur Mediut për t’u bërë bashkë në zgjedhje, gati aleanca edhe me Astrit Patozin, e djathta e ndarë drejt 25 prillit

PD fokusohet në Tiranë për zgjedhjet, Basha piketon 6 koordinatorë për të menaxhuar PD në kryeqytet, Beratin ia beson Alizotit

Fushata zhvendoset online, Basha sulmon Ramën për ekonominë dhe premtimet, kryeministri i kërkon të shkrijë partitë e vogla

Debate brenda PS, afrimet nga LSI krijojnë qejfmbetje te deputetët, disa emra zhvendosen nga zonat e mbulimit, të tjerët në ankth për kandidimin

Kuvendi miraton aktin normativ, shtyhen afatet e bonusit të qirasë për familjet e prekura nga tërmeti, ja procedurat

Miratohet vendimi, qeveria do të japë mbi 2.6 miliardë lekë për rindërtimin e banesave individuale në Tiranë, Shijak, Vorë dhe Kurbin

Pas presionit të SHBA, PS u mbyll derën të “djegurve” nga dekriminalizimi: S’mund të përfaqësojnë popullin

Balla ironizon: Kemi punuar me Bashën që nga 2017 për ta çuar LSI-në për skrap. Bardhi: Boll me diversione
