BREAKING NEWS

E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri 16-vjeçarja, zbardhen detajet e para

E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri
x
BREAKING NEWS

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të
x
BREAKING NEWS

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e Shëndetësisë zbardh bilancin e 24 orëve të fundit: Shënohet një humbje jete nga COVID

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë të Fatos Nanos: Këtu për herë të parë u...

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë
x
BREAKING NEWS

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës për protestën e 7 korrikut: Berisha do destabilizim, do që të jetë sundues! Me katër bomba...

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela nxjerr zbuluar planin e Berishës dhe paralajmëron: Presion ndaj...

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi Ramës

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi
x
BREAKING NEWS

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi Rama, nuk e mbajnë nervat gjatë konferencës, merr vendimin drastik për gazetarin

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi
x

Politike

Marrëveshja për Administrimin e Butrintit, Zhupa: Po shkelni Kushtetutën, reflektoni të bëjmë një punë të përbashkët

Marrëveshja për Administrimin e Butrintit, Zhupa: Po shkelni

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në Kuvend ka folur për marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit. Në fjalën e saj dje në seancën plenare të Kuvendit, Zhupa i kërkoi qeverisë që të  reflektojnë dhe të bëjnë një punë të përbashkët.“Ajo që keni bërë me koncesionin e Butrintit, keni bërë shkelje të Kushtetutës së këtij vend. Nëse do të vazhdoni kështu do të zgjasni një proces që do tu tregojë shkelës të kushtetutës. Reflektoni të bëjmë një punë të përbashkët për hir të trashëgimisë shqiptare. Unë kam depozituar nismën për ndryshimin e ligjit për pasurive kulturore, ku duhet të jetë shteti kontrollues. Sigurisht i keni arsyet shteruese edhe nga letra e presidentit të Republikës. Dua sjell në vëmendje rrëzimin dhe mos dekretimin nga ana e presidentit Ilir Meta duke e rikthyer në Parlament për koncesionin e Parkut të Butrintit. Është e rëndësishme të kuptoni ke keni një shanc të dhënë nga presidenti i vendit Meta për të mos bërë shkelje të Kushtetutës”, tha Zhupa. Ndër të tjera, ajo u shpreh se ajo që është bërë me atë koncesion është vetëm shkelje e Kushtetutës së vendit. Zhupa vijoi më tej duke thënë se është shkelur edhe Konventa e Parisit që thotë se duhet që të jetë shteti ai që ruan trashëgiminë kulturore të vendit të vet. Zhupa tha se pavarësisht provave që PD ka sjell mazhoranca vijoi me këtë marrëveshje.“Duhet që të arrini ta ktheni atë turp në favorin tuaj. Ajo që keni bërë me atë koncesion është vetëm shkelje e Kushtetutës së vendit që nga shpallja e partnerit strategjik që këtu supozohet që të japësh një koncesion të tillë duhet të ketë partner strategjik. Keni shkel edhe Konventën e Parisit që thotë se duhet që të jetë shteti ai që ruan trashëgiminë kulturore të vendit të vet. Pavarësisht provave që ne kemi sjell që keni shkel Kushtetutën ju vijuat me këtë marrëveshje”, tha deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në fjalën e saj dje në seancën plenare në Kuvend.