Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Politike

Marrëveshja për kufirin detar, Greqia presion Metës për autorizimin e negociatave (Deklarata e fortë e ministrit)

Marrëveshja për kufirin detar, Greqia presion Metës për

Ka qenë një deklaratë që nuk lë keqkuptime ajo e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias dhënë në datën 7 Gusht një Skai TV, sipas së cilës Greqia do të fokusohet sërish në arritjen e një marrëveshjeje për kufirin detar, në raport me Shqipërinë, pas dështimit të tentativave që u bënë në 2017/2018.

Por ajo që ka zbuluar kreu i diplomacisë greke është se “problemi” në nisjen bisedimeve e një marrëveshjeje mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufirin detar, sipas grekëve, qëndron tek Presidenca shqiptare. Dendias iu referua momentit kur Presidenti i jep autorizim Ministrit të Jashtëm për fillimin e bisedimeve, duke e quajtur këtë një çështje të brendshme të Shqipërisë.

Por megjithëse e quajti një çështje e brendshme gjatë intervistës, Ministri i Jashtëm i Greqisë vazhdoi duke thënë se diplomacia greke do të merret me këtë çështje, duke kujtuar në të njëjtin paragraf integrimin e Shqipërisë në BE.

Pyetja e gazetarit për raportet me Shqipërinë erdhi pasi Dendias kishte folur  për arritjen e marrëveshjes për kufijtë detarë me Italinë dhe Egjiptin.

Gazetari: Tani që kemi mbyllur marrëveshjet me Italinë dhe Egjiptin, mos ndoshta është radha e Shqipërisë, në mënyrë që të mbyllim këto marrëveshje?

Dendias: Gjërat janë disi më të komplikuara këtu, sepse Shqipëria fillimisht ra dakort, pastaj e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Janë disa çështje ligjore të brendshme, çështjet e tyre: Dhënia e autorizimit nga ana e Presidentit për qeverinë, që ai mund të mos jetë i gatshëm ta japë. Por kjo është një çështje që politika e jashtme e Greqisë do të merret. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Shqipëria është një vend mik, një vend me të cilin Greqia do që të ketë marrëdhënie miqësore, për të zgjidhur çdo problem që mund të ketë. Ky është një nga problemet që kemi. Sigurisht që ka edhe çështje të tjera: ajo për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek, që do të zgjidhet me ecurinë e negociatave të Shqipërisë, sepse kjo është pjesë e “aquis”. Këtë nuk po e themi si Greqi. Po e themi si një vend europian, dhe kjo është një këshillë për të gjitha vendet që nisin këtë udhëtim të gjatë për t’iu bashkuar familjes sonë, Bashkimit Europian. Çështja e të drejtave të njeriut është një çështje sovraniteti dhe në këtë sens, Shqipëria duhet ta shohë minoritetin grek si një faktor për zhvillimin e vendit, një urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Dendias foli edhe për pretendimet e opozitës greke, sipas së cilës, objektivi kryesor në marrëveshjen me Shqipërinë është të zgjerohen ujërat territorialë nga 6 në 12 milje.

“Kam gjetur një punë përgatitore në Ministri. Siç kam thënë, unë i kam të gjitha minutat e mbledhjeve të mëparshme. Ju e dini, askush nuk e nis nga zero. Nuk ka partenogjenezë. Shteti është një vazhdimësi. Dhe duhet ta respektosh trashëgiminë që ke pasur” ka thënë Dendias.

Ende nuk ka pasur një reagim në lidhje me deklaratën e Nikos Dendias, si nga Presidenca, ashtu edhe nga Ministria e Jashtme, por një mesazh ka ardhur nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë e njohur për marrëdhënien e mirë me presidencën. Reagimi i kësaj organizate merr shkas pikërisht nga deklarata e Ministrit të Jashtëm grek dhe kërkon të dijë nga qeveria shqiptare, nëse ka pasur komunikim të mëtejshëm me Greqinë.

“Të jemi të përgatitur me kohë, me alternativa të përditësuara konkrete dhe bindëse, të bashkërenduara me të gjitha institucionet më të larta dhe instancat e tjera përkatëse.

Për këtë qëllim, nevojitet të fillojnë sa më shpejt në formatet e duhura konsultimet, shkëmbimi i ideve dhe mendimeve profesionale mbi alternativat paraprake me grupet e ekspertëve, pa paragjykime partiake, politike apo të tjera, në fushat juridike, ekonomike, ushtarake, teknike, të sigurisë, etj.

Mbi atë bazë, mund të bëhet mbi kritere më objektive përzgjedhja dhe krijimi i një ekipi të ri negociator gjithëpërshirës, kompetent dhe i specializuar për këto çështje”, thuhet mes të tjerave në deklaratën e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë” thuhet në deklaratën e Këshillit të Ambasadorëve.