BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Politike

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, ambasadori i Britanisë: Ky është vetëm fillimi sepse thelbi është

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, ambasadori i Britanisë:

Arritja e marrëveshjes së palëve për Reformën Zgjedhore këtë të premte është përshëndetur nga ndërkombëtarët.

Ambasadori britanik Duncan Norman është shprehur se kjo është një hap i sigurtë drejt  së ardhmes për në BE.

Ndër të tjera ambasadori ka theksuar se marrëveshja është arritur me kompromis dhe të gjithëve ju është dashur që të heqin dorë nga diçka.

“Kjo është një ditë e mirë në fund të një jave të vështirë negociatash. Të gjithëve ju është dashur që të heqin dorë nga diçka dhe marrëveshja u bë e mundur pasi të gjithë patën dëshirën për të bërë kompromis. Ky është një mesazh i rëndësishëm për politikën në Shqipëri, kjo marrëveshje ka një rëndësi të madhe në arritjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Ky është vetëm fillimi pasi thelbi është te zbatimi dhe implimentimi. Por nëse kjo frymë bashkëpunimi do të vijojë unë jam shumë besimplotë për të ardhmen”, është shprehur ambasadori britanik.

Më të lexuarat