BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Politike

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Astrit Patozi reagon ashpër: Ata po zihen për mustaqet e Çelos

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Astrit Patozi reagon

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi ka komentuar diskutimin e gjatë të nisur prej disa ditës mes palëve për të arritur një dakordësi për Reformë Zgjedhore.

Për Patozin kjo është e gjitha një farsë.

“Nuk pres asgjë prej asaj tryeze. Ky është një teatër i pisët i të gjithë ambientit politik në Shqipëri. Këta po grinden për asgjë. Nëse do bien dakord. Gjithë ky investim mbi gjelat politikë bëhet për asgjë.

 Ata po zihen për mustaqet e Çelos, që të mos bëjnë atë që duhet të bëjnë. Sistemi është A-ja. Të fillosh nga sistemi, për të çarë sulltanatin modern. Për të evituar atë që duhet të bëjnë që e kanë detyrim për ta bërë, po bëjnë sikur zihen për një gjë të parëndësishme.

Kjo po bëhet sepse është pak më e mirë se asgjë. Aktori ndërkombëtar është duke e vuajtur me të dy palët. Për çështjet e mëdha që duhet të diskutojë politika sot nuk mjaftojnë rekomandimet e OSBE-ODHIR”, tha Patozi për abc news.