BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Politike

Marrëveshja për Zgjedhoren mes qeverisë dhe opozitës, Spartak Ngjela skeptik: Pa këto dy lëvizje nuk ka votë të lirë

Marrëveshja për Zgjedhoren mes qeverisë dhe opozitës,

Mbrëmjen e sotme është arritur marrëveshja mes palëve të Këshillit Politik për administrimin e zgjedhjeve. Palët kanë pranuar përfshirjen 100 përqind  të identifikimit biometrik të votuesve në zgjedhje.

Gjithashtu në zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ.

Por avokati Spartak Ngjela nuk e sheh këtë reformë si garanci apo zgjidhje për procesin e zgjedhjeve të lira.

Sipas tij, vetëm ngritja e BKH dhe hetimet përmes përgjimit mund të vendosin garantojnë dhe vota të lira.

"Garanci për votën e lirë nuk garanton ajo. Garancinë për votën e lirë e jep vetëm reforma në drejtësi. Këta nuk janë parti që bëjnë votime. Këta janë banda që vjedhin vota. Këtu nuk funksionon ligji, le të jetë si të dojë reforma. Ambasadorët investohen për OHDIR sepse prishte punë për negociatat në BE. Votën e lirë do ta garantojnë vetëm me reformën në drejtësi, pushtet gjyqësor i pavarur. Pushtet gjyqësor i pavarur do të thotë që të fillojë punën në Shqipëri, Byroja Kombëtare e Hetimit. Duhet të fillojë hetimi me përgjime. Të gjithë të përgjohen. Nëse Rama merr kryekomisionerin në telefon, për 20 minuta arrestohet. Manipulimi i zgjedhjeve në Amerikë është krim i rëndë, krim federal. Unë pres ngritjen e institucioneve reale që do arrijë reforma në drejtësi."-tha Ngjela për Ora News.