BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Marrëveshja”/ Zëri i Amerikës zbardh ç’ndodhi brenda dyerve të mbyllura: Opozita pa me dyshim formulat për depolitizimin e administratës zgjedhore, mazhoranca u tërhoq nga...

“Marrëveshja”/ Zëri i Amerikës zbardh

Në Shqipëri, palët politike arritën mbrëmjen e së premtes marrëveshjen për reformën zgjedhore, ndërsa shumica pranoi të tërhiqej nga një prej rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, lidhur me depolitizimin e administratës zgjedhore, duke pranuar në këtë mënyrë kërkesën e opozitës e cila i pa me dyshim formulat e propozuara për këtë qëllim.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila së bashku me ambasadorin e Bashkimit europian Luigi Soreca nxitën fuqimisht arriyjen e një kompromisi mes palëve, tha pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku ishte e pranishme se “Secila parti e secili person dha kontributin e tij, por edhe ka hequr dorë nga diçka. Dhe e bënë këtë gjë që të jetë Shqipëria ajo që përfiton. Ky është një moment krenarie”, theksoi ajo duke shtuar se “disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje, si jo të mjaftueshme, por po ta shikojmë në një kuadër më të gjerë, ky është një hap i madh përpara, dhe shpresoj të jetë dicka nga e cila secili mund të përfitojë”. Ndërsa në një deklaratë të shpërndarë më pas ambasada amerikane vë në dukje se “marrëveshja po ashtu ndërmerr hapa për të depolitizuar administrimin zgjedhor në Shqipëri, duke siguruar më shumë transparencë dhe pavarësi më të madhe të personelit të zgjedhjeve. Disa masa depolitizimi do të hyjnë në fuqi menjëherë, ndërsa disa masa shtesë do të hyjnë në fuqi menjëherë më pas. Kjo marrëveshje duhet t’iu japë shqiptarëve më shumë besim në mbikqyrjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet përfshirjes së gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun”, nënvizon deklarata.

Nga ana e tij ambasadori Soreca u shpreh gjithashtu se BE-ja e mirëpriste marrëveshje e cila “ka ardhur si rezultat i një procesi gjithë përfshirës që ka filluar në janar. Të mërkurën ne patëm një marrëveshje të mirë, pas një diskutimi të gjatë, por ju e dini që ka qenë opozita e bashkuar që ka kërkuar që të shikonte dhe shqyrtonte më tej detaje të tjera që lidhen me depolitizimin e administrimit zgjedhor. Kjo është në linjë me rekomandimet e OSBE-ODIHR, dhe ne e mbështesim. Bazuar në këtë shumica e pranoi ndryshimin dhe kemi marrëveshjen”, shpjegoi ambasadori Soreca. Ai theksoi më tej se “prej kësaj mbrëmjeje, Shqipëria është më pranë Bashkimit Europian, sepse një nga kushtet për çeljen e negociatave, do të përmbushet së shpejti. Kjo vjen edhe në një moment shumë të mirë, pasi javën që vjen. Komisioni Europian, do të propozojë edhe kuadrin e negociatave që do të jetë baza për integrimin në BE. Kështu që le të ecim përpara”, tha zoti Soreca.

Marrëveshja u përshëndet dhe nga Prania e OSBE-së në Tiranë. “Është për t’u lavdëruar fakti që të gjitha partitë politike u bënë pjesë e këtij procesi dhe që propozimet e tyre konstruktive si edhe aftësia e tyre për të bërë kompromis e për të pranuar pikëpamje të ndryshme kontribuan në një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë në Shqipëri, në dobi të qytetarëve shqiptarë”, nënvizohet në një deklaratë të shpërndarë në mbrëmje. “Ne shpresojmë që të gjitha ndryshimet e dakordësuara të miratohen në Kuvend sa më shpejt që të jetë e mundur”, shprehet OSBE-ja./VOA

Më të lexuarat