BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Politike

Marrëveshja e 5 qershorit botohet në fletoren zyrtare 4 ditë pas dekretimit, ja kur pritet të hyjë në fuqi

Marrëveshja e 5 qershorit botohet në fletoren zyrtare 4 ditë pas

Pas 2 javëve kur u miratua në Parlamentin e Shqipërisë dhe 4 ditë pasi mori edhe firmën e Presidentit Ilir Meta, këtë të martë është botuar në Fletoren Zyrtare marrëveshja politike e 5 qershorit që solli ndryshime të dakordësuara mes të gjitha palëve në Kodin Zgjedhor.

Marrëveshja e kthyer tashmë në Ligj pritet të hyjë në fuqi më 19 gusht, pra 15 ditë nga botimi në Fletoren Zyrtare. 12 pikat e dakordësuara mbrëmjen e 5 Qershorit, u përkthyen në nene të Kodit Elektoral për të përmirësuar procesin zgjedhor.

Por hyrja në fuqi e këtij ligji, do të sjellë edhe nisjen e procedurave për zbatimin e teknologjisë në zgjedhje dhe krijimin e KQZ së re, anëtarët e së cilës sipas marrëveshjes do të zgjidhen nga një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.