BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Politike

“Marrëveshje prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi”, Ylli Manjani sulmon ambasadoren e SHBA: Konstatimet janë të tepërta, vendi po rrëshqet ....

“Marrëveshje prapa krahëve për të vrarë

Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani gjatë një interviste në Fax News ka komentuar edhe deklaratën e ambasadores Amerikane Yuri Kim.Ambasadorja Amerikane shkruante dje në mediat sociale se shpreson që mos të jenë të vrteta fjalët për një marrëveshje për vrarë Reformën në Drejtësi, ndërkohë që sipas Manjanit këto konstatime janë të tepërta.

“Ato konstatime që ka marrëveshje pas krahëve janë të tepërta, kushdo që ka sy në ballë e sheh se nga Refromë Zgjedhore vendin është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe rrezikon të mbetet edhe pa Gjykatë Apeli.
Janë në krizë të burimeve njerëzore, numri i çështjeve është në rritje, gjyqtarët janë të tmerruar. Qeveria e ka shfrytëzuar këtë vakum për të vendosur epërsinë e vet nëpërmjet policisë së shtetit, e cila ka marrë forcë shumë të madhe.Kjo për shkak se pushteti gjyqësor nuk ngrihet as kundër policisë së shtetit. Kjo është një dramë e madhe dhe nuk mund të themi se Reforma në Drejtësi ka ecur para kur vendi po rrëshqet në prag diktature. Nuk është ashtu siç thuhet. Janë edhe ligjet e Reformës që nuk kanë qenë siç duhet që krijojnë ngërçe dhe nuk krijojnë fleksibiltet. Nuk është krijuar kurrë një kalendar për Reformën në Drejtësi dhe për pasojë janë krijuar vakume të tmerreshme që nuk do ti donte askush.Unë kam qenë një denocnues i hershëm i strukturave të vetingut. Kam thënë që ka individë që kanë knonflikt të thellë interesi. Vetingu mbetet një situatë problematike, është i domosdoshëm po duhet bërë sipas rregullave.”- tha Manjani.