BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Politike

“Marrëzi e noterizuar”, Rama ironizon betimin e Arta Vorpsit: Tani e kanë radhën ndërkombëtarët të...!

“Marrëzi e noterizuar”, Rama ironizon betimin e Arta Vorpsit:

Ish deputeti i LSI, Luan Rama ka reaguar në Facebook pas betimit të Arta Vorpsit tek noterja.Rama thekson se Kuvendi i marrëzive të kushtetutës u mësoi sot shqiptarëve se  ka edhe diçka tjetër, që ai e quan si “marrëzi të noterizuar”. Ai shkon më tej, ndërsa shton se tani radhën e kanë ndërkombëtarët që të kuptojnë se deri ku arrin niveli i marrëzisë në Shqipëri.

Marrëzi e noterizuar! Kuvendi i marrëzive kushtetuese, na dha mundësinë të mësojmë se paska edhe marrëzi të noterizuar! Tani e kanë rradhën ndërkombëtarët që të kuptojmë se deri ku mbërrin marrëzia!Vetëm duhet të dimë që psikoanaliza është një terapi kundër injorancës. Ajo nuk ka asnjë efekt mbi marrëzinë.