Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Marshimi i Bardhë", Rama: Me Parisin për lirinë, barazinë, vëllazërimin

 Marshimi i Bardhë", Rama: Me Parisin për lirinë, barazinë, vëllazërimin

Postuar: 11/01/2015 - 11:42

Kryeministri Edi Rama shkruan në Twitter për masakrën e "Charlie Hebdo" dhe marshimin  e sotëm që po zhvillohet në Francë.
 
Rama bën me dije se njerëzit janë ngado dhe mbështesin lirinë  e shprehjes. 
 
"Njerëzit në rrugë në përgjigje të vrasjes barbare të 12 njerëzve. Qytetarët kudo mbështesin vlerat e lirisë së shprehjes . Cilido prej nesh beson tek toleranca . Koha e përzgjedhjes së qartë mes urrejtjes  përçarëse dhe unitetit të lirisë", shkruan Rama.  Sipas Ramës,  ditën e sotme në Francë do të jenë plot lider botërorë. 
 
Shkrimi i plote i Edi Rames
 
ME PARISIN PËR LIRINË, BARAZINË, VËLLAZËRIMIN
 
Qindramijëra do të marshojnë sot në rrugët e Parisit për të mbështetur vlerat e shkëlqyera të lirisë, barazisë, vëllazërimit - ti mund të jesh me ta atje përmes rrjetit botëror të solidaritetit online.
 
Mbarë bota do të shohë se si njerëzit do të dalin në rrugë në përgjigje të vrasjes barbare të 12 njerëzve të mërkurën e shkuar. Por ndërkohë, ekstremistët e djathtë europianë po mobilizohen gjithashtu në antiprotesta dhe tanimë dy mjedise besimi të muslimanëve janë sulmuar. Kjo është ekzaktësisht çka vrasësit kërkuan: Përçarje dhe Frikë!
Sot ne mund t'u tregojmë të gjithë nxitësve të përçarjes e të frikës se qytetarët kudo që janë, mbështesin vlerat e lirisë së shprehjes, barazisë mes njerëzve dhe vëllazërisë mes individëve të çdo besimi.
 
Me një klikim bëhu edhe ti pjesë e nismës globale për t'u bashkuar në marshimin e botës së lirë, kundër barbarisë së atyre që vrasin në emër të fesë dhe ekstremizmit të kujtdo që kërkon të na përçaje duke kallur frikën mes nesh.
 
Ky është një ndër ato momente historike kur cilido prej nesh që beson tek toleranca dhe liria e shprehjes mund të ngrejë dorën apo zërin e vet, për të ndaluar që pasojat e dhunës të kërcënojnë të gjitha liritë tona. Sot në Paris do të jenë edhe plot udhëheqës europianë sepse ky moment nuk është vetëm i Francës, po i mbarë Europës.
 
Shumë prej nesh i kanë konsideruar karikaturat e Charlie Hebdo-së si fyese, raciste apo qëllimisht provokuese. Së bashku me profetin Muhamet, Charlie ka shënjestruar edhe Jezu Krishtin, Papën, emigrantët, çifutët, murgeshat e plot akoma. Por liria e shprehjes është kollaj të mbështetet deri në çastin kur na kërkohet të ngrihemi në këmbë për të mos lejuar shtypjen e shprehjes së lirë që nuk na vjen për shtat. Pikërisht në vlerën e këtij çasti qëndron edhe vlera e pakufishme e lirisë në botën që kemi zgjedhur, botën e lirë. Sot, duke u bërë pjesë e marshimit të Parisit përmes një klikimi, ti ndihmon që ky mesazh themelor për ekzistencën e botës së lirë të përcillet qartë si një mesazh uniteti global.
 
Është koha e një zgjedhjeje të qartë mes urrejtjes përçarëse dhe unitetit për lirinë, barazinë, vëllazërimin. Ky është momenti ynë për t'u përgjigjur në emër të shpresës dhe bashkëpunimit mes njerëzve mbi këto vlera të shkëlqyera e të panegociueshme.
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:55

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 19/07/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ngritjen e instituci

Postuar: 19/07/2019 - 23:26

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush

Postuar: 19/07/2019 - 22:58

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pa

Postuar: 19/07/2019 - 22:51

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit

Postuar: 19/07/2019 - 21:50

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në G