Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Masakra në Paris, Rama pjesë e marshimit të nesërm në nder të viktimave, homazhe pranë redaksisë

Masakra në Paris, Rama pjesë e marshimit të nesërm në nder të viktimave, homazhe pranë redaksisë

Postuar: 10/01/2015 - 21:59

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Parisit, vendit që u trondit nga sulmet terroriste, ditët e fundit. Rama do të bëhet pjesë e marshimit, të organizuar nga qeveria franceze, të nder të viktimave që humbën jetën nga sulmet.
 
Mësohet se kreu i qeverisë shqiptare do të shoqërohet nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.
 
Ndërsa, bashkë me liderët politikë do të jenë edhe katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend. Është bërë e ditur se përveç marshimit, Kryeministri Rama do të kryejë edhe homazhe pranë redaksisë satirike "Charlie Hebdo", e cila u masakrua nga terroristët.
 
Më tej, Rama do të jetë i pranishëm në pritjen e organizuar nga Presidenti francez, François Hollande.
 
Në marshimin e ditës së nesërme, në nder të viktimave të fjalës së lirë, do të jenë të pranishëm liderë të shumtë të vendeve të ndryshme, si Angela Merkel, Matteo Renzi, etj. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:55

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 19/07/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ngritjen e instituci

Postuar: 19/07/2019 - 23:26

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush

Postuar: 19/07/2019 - 22:58

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pa

Postuar: 19/07/2019 - 22:51

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit

Postuar: 19/07/2019 - 21:50

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në G