Politike

Masat anti-COVID, ministrja zbulon datën deri kur do të mbeten të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe

Masat anti-COVID, ministrja zbulon datën deri kur do të mbeten të

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të shtunë në një konferencë për mediat ka bërë një përmbledhje në lidhje me situatën Covid në të cilën ndodhet vendi ynë.

Manastirliu në fjalën e saj ka theksuar se duke parë ecurinë e përhapjes së Covid në vendin tonë do të vijojnë të jenë në fuqi masat kufizuese të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në 06:00.

Gjithashtu ajo ka theksuar se për shkak të përhapjes së variantit të ri të Covid në Britani, fluturimet do të vijojnë të jenë të pezulluara deri më 1 shkurt.

“Do të vijojë që të jenë në fuqi masat që janë lëvizja kufizohet nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, i njëjti kufizim shërbimi do të jetë dhe për kafet dhe për restorantet përjashtuar vetëm shërbimin e ushqimit në shtëpi, dhe ato që do të duan që të lëvizin është e rëndësishme që të marrin leje tek E.albania”, tha Manastirliu. Fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri më 1 shkurt. Më pas do të kemi një rivlerësim mbi këtë vendim”, tha Manastirliu.