Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Maturantët në protestë për skandalin e pranimeve në universitete, kërkojnë shkarkimin e Nikollës, ministrja dhe Ndreca shmangin përgjegjësitë

Postuar: 08/09/2016 - 08:47

Pas kaosit që u krijua me pranimet në universitete, duke lënë shumë maturantë me mesatare mbi 9 jashtë listave të fituesve, shumë prej tyre dolën dje për të shprehur pakënaqësitë lidhur me formulën e re të pranimeve në arsimin e lartë. Dhjetëra maturantë u mblodhën para godinës së Kryeministrisë duke pohuar se qeveria nuk mund t’u heqë të drejtën për të vijuar studimet në arsimin e lartë. Ndonëse kanë mesatare mbi 9, këta maturantë nuk kanë fituar asnjë degë nga 10 preferencat që kanë zgjedhur, pasi mënyra sesi funksionin sistemi i ka nxjerrë ata jashtë garës. Ata bënë përgjegjëse për situatën ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ndaj dhe kërkuan dorëheqjen e saj. “Jep dorëheqjen”, ishte thirrja e maturantëve. “Kam qenë nxënëse e “Qemal Stafës”, me mesatare 9.2, dhe nuk kam mundur të fitoj. Ndërsa nxënës me mesatare më të ulët tek unë kanë fituar degë që unë doja. Duhet bërë një zgjidhje pasi ne nuk mund të rrimë pa të ardhme”, tha një maturante. Kishte dhe komente ironizuese për ministren. Një studente iu drejtua ministres së Arsimit Lindita Nikolla: “Urime e dashur, do mbahesh mend për dy gjëra, e para për një citim që ndiheshe krenare për vajzën që studionte në Francë dhe e dyta që dështove me sukses”.

Sqarimi

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, zhvilloi dje një takim me maturantë dhe më përfaqësues të universiteteve publike, pas protestës që u zhvillua para Kryeministrisë.  Në fjalën e saj, ajo iu shmang  përgjegjësisë  për faktin se shumë maturantë me mesatare të lartë kanë mbetur jashtë listës së ftuesve. Nikolla tha se formula e re e përllogaritjes së pikëve për në universitet është formula më e mirë që u mundëson maturantëve më të mirë të studiojnë në degën që ata duan. Ministrja Nikolla po ashtu u shpreh se formula aktuale është më transparente dhe u jep më shumë autonomi universiteteve. “Kriteret e pranimit në universitet janë bërë të qarta që në shkurt e më pas i gjithë procesi i rankimit. Të dashur maturantë, kemi ndjekur me vëmendje shqetësimet tuaja legjitime, ajo që kemi bërë është të largojmë politikën nga universiteti, se ligji i ri ngrihet mbi transparencë, meritë e preferencë dhe autonomi. Nuk ka asnjë cedim nga këto tre parime, sistemi ku jemi përfshirë është më i drejtë dhe më i lehtë por barazohet mbi barazi dhe meritë”, tha Nikolla. Ministrja u mundua të qetësojë maturantët, duke i thënë se lista aktuale nuk është përfundimtare. Nga ana tjetër mbi skandalin foli dhe dje Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca. Ai u shpreh se kushtet i vendosin universitet dhe nuk mban përgjegjësi ministria.  

Erneta Shevroja

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:55

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar ku Presidenca ka një video ku një ambasador kry

Postuar: 18/11/2019 - 23:28

Pasi presidenti Ilir Meta shpalli non-grata në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shq

Postuar: 18/11/2019 - 23:08

I pyetur se cila ishte arsyeja që ftoi në takim edhe fondacionin e shoqërisë së hapur SOROS, pres

Postuar: 18/11/2019 - 22:57

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parla

Postuar: 18/11/2019 - 22:55

I ftuar në emisionin “Opinion”, deputeti socialist AlketHyseni u ankua që u la i fund

Postuar: 18/11/2019 - 22:54

Meta ka komentuar edhe një herë a do e shpërndajë presidenti apo jo.

Postuar: 18/11/2019 - 22:45

Teksa nuk la diplomat të huaj në Tiranë pa sulmuar sepse sipas tij shfaqin njëanësi dhe përkrahje