Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Maturantët nesër në këmbë kundër dyshes Rama-Nikolla, protestë masive para Kryeministrisë! Çfarë do ndodhë?!

Maturantët nesër në këmbë kundër dyshes Rama-Nikolla, protestë masive para Kryeministrisë! Çfarë do ndodhë?!

Postuar: 06/09/2016 - 22:26

Sistemi i ri i Ministrisë së Arsimit për përzgjedhjen e degëve të maturantëve ka shkaktuar irritim për faktin se shumë prej tyre nuk kanë fituar degët në Universitetin shtetëror, edhe pse mesatarja e tyre ka qenë e lartë.
 
Për këtë arsye, ata kanë paralajmëruar për nesër në orën 10:00 një protestë përpara godinës së Kryeministrisë.
 
Shumë maturantë kanë denoncuar sot se nuk kanë arritur të marrin degët që u takon dhe e kanë quajtur dështim sistemin e ri të përzgjedhjes.
 
Nga ana tjetër, pas pakënaqësive të tyre ka reaguar sot edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila ka thënë se këta maturantë mund të bëjnë ankesa, ndërsa ka lavdëruar sistemin e ri që aplikohet për herë të parë nga Ministria e Arsimit.
 
Reforma në arsim është kontestuar edhe gjatë muajve të kaluar, kur studentë e pedagogë kanë dalë në protesta kundër Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit Lindita Nikolla.
 
Sipas maturantëve dhe studentëve, ky sistem i ri në arsim favorizon Universitetet private. Kjo u duk edhe në denoncimet e disa prej maturantëve ditën e sotme, që pavarësisht mesatares së lartë, nuk kanë fituar asnjë degë në shtet, por në Universitete private.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 23:07

 Prej 7 ditësh Agim Kajmaku, ish-kryetar i bashkisë së Vorës është në kërkim nga policia, ndërsa avokati i tij, Isuf Shehu deklaroi në emisionin 'Pa Protokoll' se klienti i tij nuk ka ndërmend që të dorëz

Postuar: 15/11/2019 - 22:22

Ish ministri Ditmir Bushati është duke kryesuar misionin vëshgues të OSBE në zgjedhjet parlamenta

Postuar: 15/11/2019 - 22:01

Kryetarja e Bashkisë Shkodër në detyrë,  Voltana Ademi e ftuar në emisionin “Pa protok

Postuar: 15/11/2019 - 21:59

Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit,

Postuar: 15/11/2019 - 21:48

Kryetarja e Bashkisë së Shkodërës në detyrë Voltana Ademi e ftuar në emisionin 'Pa Protokoll&

Postuar: 15/11/2019 - 21:14

Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje Ilir Metën, në debatin që po zhvillohet për emërimet në G

Postuar: 15/11/2019 - 21:02

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë shumë të fortë teksa po fliste të premtën para gazetar