BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Mazhoranca hap dosjet e abuzimeve të LSI, kërkon hetim për lidhjet me Klement Balilin, në skaner të gjithë ish-ministrat e Ilir Metës

Mazhoranca hap dosjet e abuzimeve të LSI, kërkon hetim për

Partia Socialiste ka hapur letrat për skandalet e LSI gjatë kohës që ishte në pushtet. Shumë drejtorë të saj sot janë nën hetim dhe pas hekurave, por duket se telashet janë shtuar edhe për ish-ministrat. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar dje nga prokuroria që të nisin hetimet për të gjithë kontratat e nënshkruar nga LSI, sidomos asaj me Balilin. Gjatë kohës që ishte në pushtet dhe drejtonte Ministrinë e Bujqësisë, LSI ka nënshkruar kontrata toke për dhënie me qera, me shoqërinë Balili gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati. Por edhe pse ky skandal u denoncua nga ana e kryetarit të Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, pak kohë më parë, Ministria e Bujqësisë akoma nuk ka mundur t’i zgjidhë këto kontrata. Sipas kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla këto kontrata janë qepur mirë sa që qeveria po has vështirësi në prishjen e tyre. Gjatë fjalës të mbajtur në Kuvend, Balla, akuzoi drejtpërdrejtë për këto kontrata ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panaritin, i cili, sipas tij, ka qenë firmëtari i tyre. “Nuk mund të hesht pa risjellë në vëmendje disa problematika që lidhen me abuzimet 27- vjeçare të dhënies së tokave me qira në Shqipëri, për të cilat z.ministër unë mendoj se ne duhet të sjellim një ligj tjetër të ri, për ti riparë të gjitha kontratat e dhënies me qira të tokave. Jo të gjitha tokat e dhëna me qira sot janë në shfrytëzim. Përkundrazi, kemi dhe raste të cilat ku unë e përshëndes angazhimin tuaj personal në një kontratë të firmosur nga paraardhësi juaj, z. Panariti me familjen Balili, që ende nuk ka marrë zgjidhjen e duhur për shkak se kontrata është qepur aq mirë. Por unë mendoj se ligji duhet të jetë i fortë edhe në këtë rast. Nuk mund që nga njëra anë Balilëve t’u sekuestrojmë hotelin dhe nga ana tjetër 90 ha tokë të marra me qira nga shteti të mos kemi mundësi t’ja sekuestrojmë. Edmond Panariti, ish-ministri i Bujqësisë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka firmosur atë kontratë. Por kjo nuk mund të jetë sot e vlefshme në rast se ne nuk gjejmë hapësirat ligjore që atë kontratë ta bëjmë të pavlefshme”, tha Balla.

Kontroll ish-ministrave të LSI

Por masat disiplinore ndaj ish-ministrave të LSI, duket se nuk do të ngelen vetëm me publikimin e skandaleve. Në të gjithë ministritë e drejtuara nga LSI do të kryhen auditime nga qeveria dhe për të gjitha shkeljet e identifikuara do të kryen kallëzime në prokurori. Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla në fjalën e mbajtur dje në Kuvend, i kërkoi prokurorisë që me këtë rast të identifikuar në Ministrinë e Bujqësisë të nisë menjëherë hetimet. Balla tha gjithashtu se strukturat audituese dhe prokuroria duhen nxitur për t’i parë të gjitha kontratat pasi LSI ka nënshkruar kontrata abuzive dhe për privatizimet e liqeneve. Deklaratë kjo që ka lënë të nënkuptohet se të gjithë ish-ministrat e Ilir Metës do t’i nënshtrohen skanimit në lidhje me abuzimet. “Z.ministër edhe diçka tjetër, për shkak se Ministria e Bujqësisë është qeverisur katër vitet e shkuara nga ish-aleati ynë Lëvizja Socialiste për Integrim, por edhe për shkak se në tetë vitet përpara 2013-ës është bërë një abuzim jo vetëm me tokat bujqësore, por edhe me liqenet, duhen parë të gjitha kontratat. Në Belsh liqenet janë dhënë me qira për gjoja kultivim peshku, por në qendër të Belshit ende ushqehen peshqit me glasat e pulave, sipas kontratave që ka firmosur ish-aleati ynë në qeveri. Këto kontrata duhen prishur Z.Ministër, sepse realisht dëmtojnë zhvillimin e turizmit në zemër të Belshit, por nuk mund të vazhdohet më me kontrata të këtij lloji. Auditet, Prokuroria, duhen nxitur për ti parë të gjitha këto kontrata njëra pas tjetrës”, tha ai. 

Endri Arizi

Më të lexuarat