Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mazhoranca ndryshon skenarin për largimin e Adriatik Llallës, kryeprokurori në detyrë deri në fillim të marsit, do pritet ngritja e KLP

Postuar: 15/11/2017 - 08:06

Mazhoranca ka vendosur të shmangë një përplasje të re politike sa i takon mandati të kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ditët e fundit ka nisur një debat politik, pasi jo zyrtarisht është folur se Llalla do të kërkojë zgjatje të mandatit për shkak të ndryshimeve ligjore. Ai në 3 dhjetor mbyll mandatin 5 vjeçar dhe është folur se kryeprokurori do të kërkojë dhe 2 vite të tjera, për shkak se me ndryshimet ligjore mandati i kryeprokurorit është 7 vjet. Mazhoranca e ka bërë të ditur se nuk do e lejojë një gjë të tillë. Skenari i përfolur deri më tani ishte ai i emërimit të një kryeprokurori të përkohshëm derisa të zgjidhet kryeprokurori i ri. Mirëpo nuk do të ndodhë kështu. Sapo doli në skenë një plan i tillë, ka pasur reagime shumë të forta nga ana e opozitës, pasi Basha ka deklaruar hapur se nuk do lejojë një veprim të tillë që synon kapjen e organit të akuzës. Pra zgjedhja e një emri të përkohshëm mund të provokojë përplasje të forta politike dhe mazhoranca ka vendosur që të shmangë një debat të tillë, por njëkohësisht të heqë dhe përgjegjësinë e saj sa i takon mandatit të Adriatik Llallës. Burime të sigurta të gazetës thanë se PS ka vendosur që të presë ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Skenari i mazhorancës është që Adriatik Llalla të mbetet në detyrë deri në ngritjen e KLP, institucion që do të bëjë përzgjedhjen e emrit të ri. Pra më 3 dhjetor nuk do të kërkohet largimi i tij, por Llalla do qëndrojë në detyrë, me shumë gjasë deri në muajin mars. Në javën e parë të dhjetorit pritet të jepen efektet e para të vetingut dhe emrat e parë që do të verifikohen janë kandidatët e KLGJ e KLP. Pritshmëritë e mazhorancës janë që brenda 3 muajve këto dy organe të jenë tërësisht funksionale. Sipas ligjit të ri, është KLP që bën propozimin e kryeprokurorit dhe më pas Parlamenti e zgjedh me 84 vota. Pra PS do ja lërë në dorë KLP të vendosë nëse Llalla duhet të qëndrojë në detyrë, apo do duhet të ketë dhe 2 vite të tjera mandat. Për këtë arsye kryeprokurori do qëndrojë në Prokurorinë e Përgjithshme deri në muajin mars dhe pastaj mbetet të shihet.

Parashikimet në Kushtetutë

Në nenin 148/a të Kushtetutës janë treguar dhe procedurat që ndiqen në përzgjedhjen e emrit të ri. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në një thirrje publike dhe procedurë

transparente, përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar dhe ia përcjell Kuvendit, sipas ligjit. “Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Nëse Kuvendi nuk zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar”, thuhet aty.

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2018 - 17:48

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka ngritur dy shqetësime lidhur me ligjin e pronave të sjellë në Kuvend. Sipas Tabaku, ai ligj është pjesërisht antikushtetues dhe ka dhënë arsyet pse.

Postuar: 17/02/2018 - 17:10

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar mbi çështjen e Adriatik Llallës, ku SHBA-ja i ka mohuar vizën pasi e cilëson si të përfshirë në akuza mbi afera të mëdha korru

Postuar: 17/02/2018 - 16:04

Partia Demokratike ka njoftuar sot se kryetari i saj Lulzim Basha gjatë Samitit të udhëheqësve botërorë të partive të qendrës së Djathtë ka shprehur në Budapest vlerësimin e opo

Postuar: 17/02/2018 - 12:45

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformë Zgjedhore, Bledi Çuçi sot ka kundërshtuar qëndrimin e Oerd Bylykbashit, i cili dje tha se zyrtarisht Komisioni i Reformës Zgjed

Postuar: 17/02/2018 - 12:08

Ish-kryeministri Sali Berisha uron sot diten e madhe per Kosoven dhe shqiptaret.

Berisha shkruan se Kosova është faktor i rëndësishëm paqe dhe stabiliteti në rajon.

Postuar: 17/02/2018 - 11:57

Në raportin e inspektorëve të UEFA-s të publikuar dy ditë më parë, përmendej edhe emri ish-deputetit demokrat Dashnor Sula, që ka qenë presidenti i Shkumbinit të Peqinit.

Postuar: 17/02/2018 - 11:42

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me anë të një videomesazhi ka uruar të gjithë qytetarët për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.