Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mazhoranca nxjerr Metën nga drejtësia, nis ngritja e komisionit që do asistojë zyrtarizimin e KLGJ, gati shkrirja e KLD

Postuar: 11/09/2018 - 08:14

 Mazhoranca ka nisur procedurat për ngritjen sa më shpejt të organeve të drejtësisë. Komisioni i Ligjeve zhvilloi dje seancën dëgjimore me kandidatët që garojnë për anëtarë të Komisionit të Pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e ngritjes së organeve të reja të drejtësisë, si edhe punën e bërë prej tyre. 9 kandidatët janë Andi Muratej, Artan Spahiu, Gëzim Allaraj, Ilir Kadiu, Irena Nino, Saimir Shehri, Saimir Vishaj, Suzana Pasha (Hoti) dhe Lindita Rusmali. Ndërsa në ditët në vijim Komisioni i Ligjeve do të përzgjedhë 5 prej tyre për të qenë anëtarë të komisionit ad-hoc. Ky komision do të përbëhet nga juristë me një eksperiencë prej 15 vjetësh në profesionin e gjyqtarit, të avokatit, të noterit apo juristë nga fusha të ndryshme. Mes institucioneve që do të monitorojë ai bëjnë pjesë KLGJ, KLP, SPAK, etj. Momentalisht, 9 gjyqtarë që garojnë për KLGJ kanë kaluar vetingun, ç’ka do të thotë se ky organe do të ngrihet shumë shpejt. Por duke qënë se qëllimi kryesor i komisionit të monitorimit është të rrisë presionet dhe asistoj ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor pritet të ndodhë akoma më shpejt. Kështu që me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të thotë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të shkrihet pas disa ditësh dhe Presidenti i Republikës nuk do të ketë më akses dhe impakt në sistemin e drejtësisë. Momentalisht KLD ka të drejtë të komandojë gjyqtarë dhe po ashtu të vendos mbylljen e karrierës së tyre kur dalin në pension. Por vendimi më i rëndësishëm është ai i masave disiplinore, pasi KLD vendos për ndëshkimin, e gjyqtarëve. Mirëpo, me ngritjen e KLGJ, KLD nuk do ekzistojë dhe njëkohësisht nis rrudhja e kompetencave të presidentit, i cli nuk do ketë më rol në drejtësi. Aktualisht, Këshilli i Lartë i Drejtësisë drejtohet nga Ilir Meta, por që pas zyrtarizmit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Presidenti do dalë jashtë drejtësisë.

Detyrat e Komisionit të Pavarur

Në Mbledhjen e djeshëm të Komisionit të Ligjeve, kryetari Ulsi Manja shpjegoi edhe detyrat dhe misionin e komisionit të pavarur. Gjatë fjalës së tij, Manja deklaroi se ky do të jetë një komision ad-hoc me 5 anëtarë, ndërsa shtoi se koha e tij do të jetë e pjesshme. Sipas tij, Komisioni i Pavarur do të evidentoje rastet kur institucionet përgjegjëse nuk zbatojnë ligjin brenda afatit dhe nuk kryejnë detyrat e tyre të përcaktuara. “Komisioni i Pavarur do të evidentoje rastet kur institucionet përgjegjëse nuk zbatojnë ligjin brenda afatit dhe nuk kryejnë detyrat e tyre të përcaktuara, duke ia bërë me dije komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore, ose drejtpërdrejt Kuvendit, nëpërmjet raportimit me qëllim që të mund t’i propozohet Kuvendit marrja e masave përkatëse për moszbatimin e ligjit. Duke mbajtur parasysh sa më sipër si dhe vetë emërtesën, komisioni është konceptuar si një organ kolegjial, i përbërë nga profesionistë të fushës. Kuvendi në aspektin procedural e krijon këtë komision bazuar në dispozitat e parashikuara në rregulloren e tij”, deklaroi ai.

Mënyra e votimit të kandidatëve

Në projektvendim thuhet se Komisioni i Ligjeve, brenda 1 jave nga përfundimi i seancës dëgjimore, përmes një procedure votimi të hapur, ku votohet me radhë për të gjithë kandidatët, miraton listën me jo më pak se 7 dhe jo më shumë se 10 kandidatë, si dhe harton një raport mbi vlerësimin e kandidatëve. Më pas raporti i vlerësimit dhe lista e kandidatëve për votim i përcillen menjëherë Kuvendit në seancë plenare. Në përfundim të procesit të votimit, në projektvendim thuhet se konsiderohen të zgjedhur pesë kandidatët që kanë marrë më shumë vota. Në rast barazie të votave, anëtari përzgjidhet me short manual./Rigels SELIMAN

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 23:53

 Deputeti i PD, Endri Hasa, i është përgjigjur ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, lidhur me monitorimin online të bizneseve.

Postuar: 22/09/2018 - 19:40

Ministri i Finanacve dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i është përgjigjur përmes një postimi në Faceboo

Postuar: 22/09/2018 - 18:25

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, ka folur

Postuar: 22/09/2018 - 18:12

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, tha se

Postuar: 22/09/2018 - 17:59

 E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për

Postuar: 22/09/2018 - 17:53

Kryetarja e LSI-së e ftuar në emisionin "NjëJavë" ka folur për disa nga çështjet më të

Postuar: 22/09/2018 - 16:54

 Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim