BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Politike

Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës “Për tregjet e kapitalit” dhe emëron kreun e ri të Prokurimeve Publike

Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës “Për tregjet e

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh dje në seancë plenare, e cila nisi me një interpelancë me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, të kërkuar nga deputeti i opozitës parlamentare, Artur Roshi. Më pas punimet e seancës plenare vijuan me shqyrtimin e raporteve të veprimtarisë të tre institucioneve të pavarura në vend përgjatë vitit 2019, diskutimet e deputetëve për rendin e ditës, ndërsa në përfundim u votuan disa projektligje e akte normative të rëndësishme. Kështu, fillimisht u votua kundër Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11.510, datë 15.06.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 62/2020, “Për tregjet e kapitalit” , i cili u rrëzua me 84 vota kundër, 17 pro dhe 8 abstenim. Më tej u shqyrtuan 3 projektligje, ku i pari ishte projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar”, për të cilin ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se ka për qëllim lehtësimin e shërbimeve për personat mbi 75 vjeç. Projektligji në fjalë u miratua me 95 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenim, ndërsa mësohet se nga ky ndryshim ligjor parashikohet të përfitojnë rreth 148 484 shtetas mbi moshën 75 vjeç. Më pas u shqyrtua projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”. Ky projektligj u miratua me 82 vota pro, 19 kundër dhe 9 abstenim. Ndërsa projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme””, u miratua me 85 vota pro, 16 kundër dhe 9 abstenim. Ndërkohë u votua dhe për 3 projektvendime të tjera, teksa projektvendimi “Për deklarimin e përfundimit të veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Koordinimit, Monitorimit dhe Ndjekjes së Zbatimit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, u miratua me 84 vota pro, 16 kundër dhe 11 abstenim; Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 100/2017 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme” të ndryshuar” u miratua me 97 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenim. Ndërsa në përfundim, me 94 vota pro Jonaid Myzyri është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë në postin e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik në vendin e Evis Shurdhës që dha dorëheqjen.

Më të lexuarat