BREAKING NEWS

Kryeministri Rama e ironizoi në emision me fallxhoren, reagon menjëherë Presidenca: Do takohesh shumë shpejt me...

Kryeministri Rama e ironizoi në emision me fallxhoren, reagon
x

Politike

Mazhoranca 'shuplakë' Presidentit, rrëzon në Kuvend të gjitha dekretet e Metës për koncesionet

Mazhoranca 'shuplakë' Presidentit, rrëzon në Kuvend

Kuvendi ka rrëzuar sot dekretet e Presidentit Ilir Meta për koncesionet, përfshirë edhe kontratat për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum – Llogara. Dekreti për rezervat materiale të shtetit është një tjetër ligj që e pret i njëjti fat, po ashtu edhe ai për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare, për vetëqeverisjen vendore dhe planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Të gjitha ligjet e kthyera për shqyrtim u rrëzuan më parë në komisionet parlamentare, ndërsa sot vulosen në seancën plenare.

Kundër dekreteve kanë votuar deputetët e mazhorancës, ndërsa opozita e re ka votuar kundër.

Votimi sot në Kuvend
1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit rrëzohet me 79 kundër, 19 pro, 4 abstenim
2. Dekreti për privatizimin rrëzohet me 76 kundër, 23 pro, 3 abstenim
3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim
4. Dekreti për ligjin për planifikimin e territorit rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim
5. Dekreti për ligjin për koncesionet rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 4 abstenim
6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara rrëzohet me 74 kundër, 22 pro, 4 abstenim
7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren rrëzohet me 76 kundër, 23 pro, 3 abstenim
8. Dekreti për propozimin e Petraq Milos në krye të KLSH-së rrëzohet me 77 kundër, 15 pro, 11 abstenim

Miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, për mbrojtjen shoqërore me Kanadanë
Miratohet projektligji për marrëveshjen me Katarin për transportin detar
Miratohet projektligji për aderimin e Shqipërisë në Konventën për Përpunimin e Farmakopesë
Besnik Dervishi zgjidhet për 5 vite Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave.