
“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

“Mazhoranca të mos merret me opozitën ‘Netflix’”, Bushati 'rrëfen' mbi çështjen “McGonigal”: Duhet të jemi në një zë me SHBA-në

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Janar 2023

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka komentuar çështjen “McGonigal” që ka trazuar politikën shqiptare gjatë ditëve të fundit, ku opozita akuzon kryeministrin për korruptimin e ish-zyrtarit të FBI-së.
Në një intervistë për Panorama TV, Bushati tha se për këto akuza drejtuar kryeministrit Rama, nuk mund të reagojë ambasada amerikane. Kjo sepse sipas Bushatit, çështja i përket drejtësisë amerikane dhe deri më tani, nuk është provuar që të ketë lidhje “korruptive” me kreun e qeverisë shqiptare.
Duke folur për akuzat e opozitës, Bushati u shpreh se mazhoranca nuk duhet të fokusohet tek ta.
Ervin Bushati: Duhet një reformë në financat publike për të rritur progresivitetin. U la në mendimin tim në mes të rrugës. Duhet të rriten taksa për ata që kanë pozita dominuese në treg. Kjo është një këshillë për të përmirësuar punët. Unë si politikan, kam disa propozime që mendoj se e bëjnë më mirë Shqipërinë. Loja me opozitën, opozita në “Netflix”, e heqin fokusin nga punët e mazhorancës. Të gjithë të tjerat, e harxhojnë energjinë. Nëse qeveria nuk do merrej me këto shfokusimet opozitare, sot do kishim një temp tjetër dhe ritëm më të lartë pune. Nuk pretendojmë se kemi njeriun perfekt.
Ervin Kukeli: Lidhur me atë që thatë më sipër, që kemi të bëjmë me një rrjet spiunazhi. A kemi të bëjmë me një cënim të sigurisë tonë kombëtare?
Ervin Bushati: Aspak. Nuk e besoj. Duhet të jemi në një zë me SHBA. Të jemi në një zë edhe për amnistinë fiskal;e, nëse thonë bëhet ose jo, duhet të shkojmë sipas tyre. Nuk ka të bëjë me sigurinë e Shqipërisë. Ka të bëjë me institucionet amerikane. Që me zgjedhjen e zotit Trump në amerikë, ka pasur një tronditje të institucioneve amerikane.
Ervin Kukeli: Këto janë çështje shumë delikate, duhet të kishte një reagim të ambasadës amerikane?
Ervin Bushati: Për çështje të drejtësisë në amerikë, jo. Është një çështje e drejtësisë së Amerikës. Është një njeri që ia ka hedhur shtetit të vetë, familjes së tij. Në rastin më të mirë, ka rënë pre e kësaj loje që akoma mbetet për t[‘u provuar në gjykata që nuk ka qenë një lojë e mirë nga ky agjent. Është marrë vesh me të dy palët. Ka abuzuar me pushtetin dhe fuqinë që të jep ajo zona gri. Ka qenë një nga njerëzit që punonte në këtë zonën gri. Mendohet se ka abuzuar, dhe me këtë ia ka hedhur disa njerëzve. Shqipëria mund të ketë humbur nga marrëdhënia me këtë personazh, nëse e provon.
Më të lexuarat


KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

“Regjimi i Edi Ramës duhet të përfundojë aty ku e ka vendin”/ Berisha prezanton kandidatin për kryetar bashkie në Kamzë, ja EMRI

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Nga integrimi i grave të dhunuara e deri tek mbështetja financiare, Ilir Meta publikon 4 angazhimet e PL-së

“Rama mban peng të shoqen...", deputeti i PD-së hedh akuzat e rënda ndaj qeverisë dhe thumbon kryetarin e bashkisë: Është i denjë për Akademinë e Barinjve

Zbulohet një tjetër kandidat i PS në zgjedhjet e 14 majit (EMRI)

Zgjedhjet e 14 Majit/ “Blerje votash, presion, keqpërdorim i burimeve shtetërore”, ambasada amerikane u bën thirrjen e fortë qeverisë dhe partive dhe i paralajmëron

"Xhaxhi hë të keqen mos e përdor administratën…", deputeti i Partisë Demokratike tregon arsyet se pse nuk do të votohet PD-ja në zgjedhjet e 14 majit

PD ende pa vendim për zgjedhjet, ish-deputeti: Bardhi kundër Alibeajt, s’do nxjerrin dot kandidatë në 61 bashki
