BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidnetin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Politike

Mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor, Sassoli konfirmon mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë për hapjen e negociatave

Mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor, Sassoli konfirmon

Ditën e djeshme u mbajt Samiti i Nivelit të Lartë, Parlament Europian-Ballkan Perëndimor, në Bruksel, me temë “Ballkani Perëndimor-Një rrugë shkëmbore për zgjerimin”. Samiti u organizua dhe kryesua nga Presidenti i PE, David Maria Sassoli dhe në të morën pjesë kryetarët e Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryetarët e grupeve parlamentare të PE dhe reporterët e PE për Ballkanin Perëndimor. Presidenti i PE David Sassoli u shpreh se angazhimi për zgjerimin e BE është maksimal, duke shtuar se Samiti i Zagrebit duhet të luajë një rol kyç në këtë drejtim.

Sipas Sassolit, Këshilli Europian duhet të vijojë të mbështesë perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor. “Në deklaratën tonë të përbashkët, ne i bëjmë thirrje Këshillit Europian që të vazhdojë të mbështesë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor bazuar në përmbushjen e kritereve të pranimit dhe të japë një mesazh politik të qartë për hapjen e negociatave të pranimit dhe dhënien e statusit të kandidatit. Urgjentisht duhet të japim shtysë të re në procesin e zgjerimit duke dhënë rezultate konkrete. Samiti i Zagrebit duhet të luajë një rol kryesor në këtë drejtim. Në përfundimet tona, ne ritheksojmë angazhimin e plotë të parlamenteve tanë për të marrë pjesë në reflektimet mbi një “qasje të përtërirë” për zgjerimin, në mënyrë që procesi të bëhet më demokratik, më transparent dhe më i afërt me qytetarët dhe shoqërinë civile. Zgjerimi është një proces që kërkon shumë përpjekje dhe angazhim nga të gjitha palët, dhe parlamentet janë kryesorë për të çuar përpara axhendën e reformës në BE”, tha presidenti i PE, David Sassoli.

I pranishëm në këtë Samit ishte edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili në fjalën e tij rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë drejt destinacionit europian dhe të deklarojë se vendi ka vetëm një Plan A në rrugëtimin drejt të ardhmes, që është Bashkimi Europian.

"Ne duhet të punojmë që vizioni i Parlamentit Europian, Presidentit Sassoli dhe Komisionit Europian të mbizotërojë mbi skepticizmin e dy-tre vendeve. Rajoni ka nevojë për një vlerësim realist të rezultateve drejt standardeve europiane. Mjafton të përmendim për Shqipërinë reformën e guximshme dhe unike në drejtësi dhe konsensusin e para pak ditësh midis qeverisë dhe opozitës për reformën zgjedhore. Integrimi europian është realizuar si një proces shpejtësish të ndryshme, por vitet e fundit shpejtësia e ecjes së vendeve të rajonit po tentohet të ngadalësohet artificialisht, nëpërmjet të ashtuquajturave rregulla të reja. Në një kohë që duhet të ndodhë e kundërta", tha Ruçi.