BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x
BREAKING NEWS

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet i vdekur i riu në Elbasan

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet
x
BREAKING NEWS

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria, sinoptikanët në Greqi tregojnë dy qytetet shqiptare që do të përjetojnë temperatura ekstreme!

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit, ja çfarë po ndodh në spitale

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete
x
BREAKING NEWS

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë
x

Politike

“Mbajeni mend nga unë këtë”, Spartak Ngjela paralajmëron lajmin që do të "tronditë” kryeministrin Rama

“Mbajeni mend nga unë këtë”, Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë. Ai tha se brenda 3 muajve mund të kemi zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij më i goditur do të jetë kryeministri Rama.

Ngjela theksoi se vendimin e ka marrë Departamenti i Shtetit Amerikan dhe që kur Berisha u shpall non grata ata i bënë paralajmërimet për PD-në.

“Natyrisht që mendoj se Basha nuk ka pasur rrugë tjetër, nuk e ka marrë ai vendimin por departamenti i shtetit, do flasim për shkakun jo për pasojën. Departamenti të SHBA e ka shpall Berishën ‘non grata’ , këtë nuke lejon as ligji shqiptar.

Jo vetëm non grata por politika amerikane deklaroi se nëse nuk do e përjashtoni do ‘hani bar’, tani Basha veproi mire, Saliu është mendjengushtë. Berisha ose nuk është mirë nga mendja ose ka një qendër jashtë që e drejton.

Unë flas si jurist, nuk e ka nxjerrë Basha vendimin, nuk mund të prishej me Amerikën. Ne po flasim për substancën, ai nuk ka gabuar, ai rregulloi karrierën e tij edhe nëse e ka pasur në pikëpyetje lidhur me partnershipin e madh.

Berisha bërtet kot, është i çorientuar. Ç’faj ka Basha, sepse asnjë nga këta që mbështetën Berishën nuk po flet. Ekuacioni ka dy krahë, e vetmja rrugë është që ti binden Bashës dhe të rritet figura e tij. Nga e gjithë kjo më i godituri është Rama, mbajeni mend nga unë këtë, po të shikosh poshtë e përpjetë ai i ka sjellë këto telashe pavarësisht se nuk del hapur.

Çështja është shumë e thjeshtë, nëse kemi rritjen e Bashës me përkrahjen e Amerikës për 3 muaj do të kemi zgjedhje të parakohshme. Dominoja është shumë e rrezikshme, po vure një gur 5 me 3 do të të vidhet, është gur i Amerikës ai”, u shpreh avokati për Fax News.