Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mbaron ‘paqja’ mes Ramës dhe Bashës, kryedemokrati sulmon ashpër shefin e qeverisë: Prokuroria të nisë menjëherë hetimet

Postuar: 02/12/2019 - 21:18

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për gazetarët por edhe pas mbylljes së disa portaleve e faqeve të “Facebook”-ut.

Në Twitter, Basha shkruan se të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale.

“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”, shkruan Basha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 12:11

Kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës në banesë e familjes Gjana, i ra ne sy vathi që mbante djali i shtëpisë dhe për këtë shkëmbyen edhe disa batuta mes tyre.

Postuar: 12/12/2019 - 12:09

Zëdhënësi i Presidentit të vendit, Tedi Blushi, me anë të një komenti të bërë në faqen e  Pr

Postuar: 12/12/2019 - 11:59

Teksa ngushëlloi oficerin e policisë Ajet Meçja për humbjen e gruas, vajzës dhe mbesës së tij nga

Postuar: 12/12/2019 - 11:59

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka  tha se politikani i tij i preferuar ësht