BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Politike

“Mbase shqiptarët nuk i dinë ca gjëra që ne i dimë”, Jozefina Topalli nxjerr prapaskenat politike dhe befason me atë që thotë për Sali Berishën: Ata kanë bërë pazare!

“Mbase shqiptarët nuk i dinë ca gjëra që ne i

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli shprehet se misioni kryesor i politik është rikthimi i pluralizmit, pasi sipas saj ai mungon

. “Pozitë dhe opozitë janë bashkë. Mbase shqiptarët nuk i dinë ca gjëra që ne i dimë, por e kanë kuptuar që ata janë bashkë. Kur disa qytetarë u ngritën kundër taksës së kombit, kryetari i opozitës e mbylli shpejt e shpejt. Kishte rastin për të fituar betejën, por e zëvendësoi me interesin e familjes së tij. I biri i atij që do të ndërtonte kullat është në radhën e kandidatëve të opozitës. Opozita premtoi lista të hapura por nuk bëri asgjë të tillë. Sepse ishin bashkë dhe po të shohësh kodin zgjedhor kanë bërë gjithçka që të mos lejojnë partitë e reja, që të “mbretërojnë” në skenën politike të paktën për 15 vite. Ata janë bashkë, kanë pazare. E vetmja gjë që qytetarët shohin kur protestojnë është shantazhi që i bëjnë njëri tjetrit, dhe kjo është e frikshme”, u shpreh Topalli.

E pyetur për marrëdhënien me liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Topalli tha se nuk është konsultuar për krijimin e forcës së re politike.

 “As nuk i kam kërkuar, as nuk i marrë mendim kur kam marrë vendimin. Është një vendim i marrë pas një dëshire për të sjellë ndryshim brenda të djathtës, kemi marrë një vendim për të ndryshuar Shqipërinë, por është për ta ndryshuar. A do ta pranojë kushtin për të mos pasur Bashën kryeministër? Kjo nuk është pyetje për mua, por e kam të prerë. Pavarësisht çfarë mendojnë disa njerëz që nuk mendojnë si unë, por unë kam respekt”, tha Topalli.