Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mbi 50 ekspertë amerikanë zbarkojnë në Tiranë për arrestimet “VIP”, trajnime për ngritjen e Byrosë së Hetimit dhe zbulimin e parave të pista

Postuar: 08/03/2018 - 07:24

Politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar shumë shpejt do të kenë një përballje shumë të fortë me ndërkombëtarët. Të gjitha partitë politike po e zvarrisin reformën në drejtësi, e cila duhej të kishte dhënë rezultate që në vjeshtën e vitit 2016. Kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë dhe nuk ka asnjë të dhënë nga vetingu, KLGJ e KLP janë bllokuar dhe bashkë me to dhe SPAK dhe Byroja e Hetimit. Mirëpo kjo ka bërë që ndërkombëtarëve t’u soset durimi dhe të vihen në lëvizje për të shfarosur një herë e mirë korrupsionin. Gazeta ka mësuar se në Tiranë kanë mburritur rreth 50 ekspertë nga SHBA, të cilët do të japin asistencë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Bëhet e ditur se ekspertë që kanë ardhur janë ndarë në disa grupe dhe po japin asistencë për disa prej institucioneve shqiptare. Mësohet se një ekip me ekspertë është stacionuar pranë grupit “Forca e Ligjit”, i cili do të godasë bandat dhe politikanët e lidhur me to. Ekspertët po u japin asistencë agjentëve tanë për hetimet dhe lëvizjet konkrete gjatë operacioneve. Po ashtu një grup tjetër mësohet se pak ditë më parë ka mbërritur pranë Drejtorisë së Pastrimit të Parave, ku po asistojnë në zbulimin parave të korrupsionit të transferua jashtë vendit dhe të investuar në Shqipëri. Mësohet se një grup tjetër ka nisu trajnimet për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Ata qëndrojnë pranë Akademisë së Sigurisë dhe po trajnojnë ekspertë kryesisht në fushat ekonomike, të cilët do të jenë të aftë për të identifikuar emrat e korruptuar. Po ashtu është dhe një grup tjetër që po ndihmon në procesin e vetingut dhe po asiston ONM..

Të dhënat për ekspertët

Një burim i rëndësishëm i tha gazetës se shumë prej agjentëve amerikanë e njohin mjaft mirë gjuhën shqipe. Para se të vinin në vendin tonë ata kanë zhvilluar kurse dhe kanë rritur të mësojnë gjërat bazë. Madje dhe në takimet që ata kanë pasur në disa institucione, ekspertë shqiptarë kanë mbetur të befasuar pasi vetë amerikanët kërkuan që të komunikonin në gjuhën shqipe. Agjentët janë ekspertë në fusha nga më të ndryshmet, që nga pastrimi i parave, te hetimi, përgjimi, zbulimi i korrupsionit, etj. Mbërritja e tyre në Tiranë tregon se SHBA nuk do të presë më politikën dhe ata do të vihen vetë në lëvizje për të ndëshkuar të korruptuarit. Plani është që brenda vitit të ngrihet Byroja e Hetimit dhe SPAK. SHBA do të sjellë në Tiranë pajisjet më të fundit, të cilat do të përdoren për të shfarosur korrupsionin. Por një rëndësi të madhe amerikanët duket se i kushtojnë pastrimit të parave. Kjo është dhe rruga që ata do të ndjekin për të arritur te zyrtarët e korruptuar. Ata po verifikojnë të gjithë emrat që kanë bërë transferta të dyshimta parash dhe që aty më pas nisin hetimet e thelluara. Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që të ketë arrestime të bujshme para qershorit, muaj në të cilin KE do të vendosë për negociatat me Shqipërinë./Kliti TOPALLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 23:06

Në emisionin “Kojshia Show” në RTV21 ku ka folur për situatën politike në vend, Meta i është përgjigjur edhe pyetjes provokuese nëse Monika i bënte presion në shtëpi për datën e zgjedhjeve, apo të tjera si

Postuar: 18/08/2019 - 22:37

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar në emisionin “Kojshia Show” në RTV21 ka bë

Postuar: 18/08/2019 - 22:24

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Kojshia Show” në RTV21 k

Postuar: 18/08/2019 - 21:52

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Kojshia Show” në RTV21 ka folur sot në mbr

Postuar: 18/08/2019 - 19:19

I ftuar në studion e FaxNews ka qënë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka kometua