Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
Mblidhet grupi i PD, demokratët bojkot komisioneve parlamentare, Berisha kërkon të rrëzohet Rama si Enver Hoxha
Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Prill 2018
Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur dje pasdite në selinë blu grupin parlamentar. Mësohet se në mbledhje është diskutuar për disa çështje si raportet e opozitës me qeverinë, protestat dhe negociatat me Bashkimin Europian. Gjatë mbledhjes është vendosur që deputetët e Partisë Demokratike të mos marrin pjesë në komisionet parlamentare të parashikuara për ketë javë, duke i bojkotuar ata. Ndërkohë që burime nga takimi bëjnë me dije se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar nga deputetët këtë javë të vazhdojë mobilizimin qytetar për problematikat në bashki dhe se duhet të denoncojnë korrupsionin qeverisë. Po ashtu, mësohet se gjatë mbledhje së djeshme, kryetari i Basha informoi ligjvënësit e tij se ku do të përqendrohet aksioni i opozitës. “Këtë javë vazhdon mobilizimi qytetar për problematikat në bashki dhe denoncimin e korrupsionit të qeverisë. Në përqendrimin e tenderave tek disa oligarkë, gjendjen në shëndetësi dhe inceneratorët”, mësohet të jetë shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë, edhe më i vendosur ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili duket se i ka dhënë devizën deputetëve demokratë, se çfarë duhet të bëjnë, duke iu diktuar edhe axhendën. Burime nga takimi bëjnë me dije se ish kryeministri Berisha ka bërë thirrje dhe ka kërkuar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, njësoj si me Enver Hoxhën. “Kemi arsye të protestojmë për të burgosurit politikë të Kukësit dhe të mbajmë më lart sensin e protestës dhe të mbajmë të gjallë në gjirin tonë këtë diskutim dhe debat, ne çdo fshat e lagje. Edi Ramën duhet ta rrëzojmë siç rrëzuam Enverin”, mësohet të jetë shprehur ish-kryeministri Sali Berisha. Megjithatë, kjo qasje e Berishës, sidomos gjatë ditëve të fundit lë të nënkuptohet se është ai personi që i drejton fijet politike dhe jo vetëm në partinë opozitare, që nuk po arrin të reformohet, dhe që po njeh rezultatet gjithnjë e më të dobëta elektorale, sikurse kanë konfirmuar dy zgjedhjet e fundit parlamentare dhe zgjedhjet lokale të vitit 2015. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në ditë në vijim se ç’farë do të prodhojë kjo lëvizje e opozitës.