BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Reagon Taulant Balla: Jemi në një moment të rëndësishëm. Kjo është qasje e gabuar

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Reagon Taulant Balla: Jemi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit u shpreh se integrimit evropian i vendit kërkon bashkëpunim të gjithëanshëm.

Sipas tij, jemi në një moment të rëndësishëm pasi pritet të vendoset se kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, e cila shënon zyrtarisht nisjen e procesit për anëtarësim në Bashkimit Evropian.

“Kjo mbledhje zhvillohet në një moment të rëndësishëm të rrugës sonë evropiane. Jemi në prag të marrjes së një vendimi për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ky këshill i takon të përcjellë një mesazh inkurajues për këtë proces jetik.

Sot do të njihemi me njërin prej kapitujve, atë 23, i cili së bashku me atë 24 kanë rëndësi të veçantë. Duke pasur parasysh edhe rolin dhe lidershipin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, synojmë që të rritet sa më shumë transparenca dhe llogaridhënia.

Kuvendi duhet të marrë rolin që i takon, atë të kontrolluesit të institucioneve të tjera. Kuvendi ka shërbyer si urë lidhëse mes institucioneve të përfshira në integrimit evropian. Kuvendi do të monitorojë zbatimin e planit të veprimit. Secili prej institucioneve ta lexojë me vëmendje planin”, theksoi Balla.

Kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari, përmendi raportet ndërkombëtare sipas të cilës tregojnë përkeqësimin e situatës së korrupsionit në vend.

“Indeksi i korrupsionit shënoi sërish përkeqësim. Sipas TIA, Shqipëria ka humbur 7 vende nga viti 2019. Raporti i DASH për klimën e investimeve për vitin 2020, e citon Shqipërinë si një nga vendet e vështira për të bërë biznes. Shqipëria është përfshirë sërish në listën gri për pastrimin e parave. Ne jemi i vetmi vend në rajon pa një Gjykatë Kushtetuese dhe një Gjykatë të Lartë, i cili po thuajse nuk ekziston.

Referuar reformën zgjedhore është kryefjala e takimeve të mbajtura së fundmi. Duke vlerësuar vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave, është vetëm nisja e një rrugëtimi shumë të gjatë”, tha ajo.

Zonja Hajdari tha se institucionet nuk kanë kompetenca të qarta për procesin e integrimit. “Plani i veprimit ka ardhur sërish në Kuvendin e Shqipërisë. Detyra jonë është që të biem dakord për këtë plan veprimi. E dyta, dua të tërheq vëmendjen për diçka tjetër. Ajo që mungon është një rregullore e brendshme se si organizohet dhe se si burojnë detyrat e secilës drejtori për të menaxhuar këto raporte. Do ishte e udhës që çdo institucion apo ministri të ketë rregullore të brendshme, në mënyrë që të kuptojmë kush i ka këto kompetenca”, theksoi ajo.

Më të lexuarat