BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Politike

Mblidhet Komitetit Monitorues, Gjosha: Kemi shmangur projektet problematike

Mblidhet Komitetit Monitorues, Gjosha: Kemi shmangur projektet problematike
Komitetit Monitorues për instrumentin e para-aderimit (IPA) ka zhvilluar sot një takim në Tiranë. Ky Komitet u bashkëkryesua nga Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, në cilësinë e koordinatorit kombëtar të IPA-s dhe përfaqësuesi i Komisionit Europian Jean-Eric Paquet, Drejtor për Shqipërinë, B&H, Serbinë dhe Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit. Ministrja Gjosha, theksoi në fjalën e saj se të gjitha rekomandimet e Komitetit të Monitorimit të IPA-s të mbajtur në 2014 janë zbatuar.
 
“Konkretisht, janë marrë masa për adresimin dhe zgjidhjen e çështjeve problematike të projekteve në zbatim dhe po sigurohet një monitorim nga afër për çështjet që kanë potencial të kthehen në problematike me qëllim adresimin e shpejtë të tyre, për një performancë sa të mirë të projekteve IPA. Si rezultat i këtyre masave, numri i projekteve problematike në vite është ulur progresivisht”, tha Ministrja Gjosha.
 
Vëmendje e veçantë gjatë takimit iu kushtua çështjeve të projekteve në sektorin e ujësjellës kanalizimeve, si një nga sektorët më jetikë. Gjosha, informoi Komisionin Europian për reformat që po ndërmerr qeveria në këtë sektor me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të qytetarëve, masat për ristrukturimin e ndërmarrjeve të UK bazuar edhe në ndarjen e re territoriale. Duke qenë se prej Marsit 2014 vendi ynë ka marrë akreditimin për menaxhimin e decentralizuar të fondeve të BE, ministrja e Integrimit Europian në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të IPA-s, informoi Komisionin Europian, për ecurinë e zbatimit të 6 projekteve të para nga paketa e IPA 2013.
 
Për këto projekte janë shpallur procedurat e prokurimit dhe së shpejti do të procedohet me lidhjen e kontratave dhe fillimin e zbatimit të projekteve. Ministrja Gjosha, informoi KE edhe për përgatitjet lidhur me implementimin e programit të ri IPA për Shqipërinë për periudhën 2014-2010 (IPA II). Në këtë kuadër kanë filluar përgatitjet për programimin e fondeve për vitin 2016, ku asistenca e BE do të jetë në formën e mbështetjes buxhetore
direkte