BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Mblidhet Rrjeti Antikorrupsion/ Ministrja Gjonaj kërkon rezultate të menjëhershme

Mblidhet Rrjeti Antikorrupsion/ Ministrja Gjonaj kërkon rezultate të

Në Ministrinë e Drejtësisë, nën kryesimin e Ministres Etilda Gjonaj u mblodh sot për herë të parë Rrjeti i Koordinatorëve Antikorrupsion.

Ky rrjet përbëhet nga koordinatorët antikorrupsion të vendosur në 17 institucione dhe agjenci që ofrojnë shërbime vitale për qytetarët dhe do të ndjekë rast pas rasti çdo sinjalizim për korrupsion në bashkërendim të plotë me institucionet shtetërore të punës në luftën kundër veprave të paligjshme.

“Rrjeti antikorrupsion është një strukturë për të cilën kemi pritshmëri shumë të mëdha dhe këto pritshmëri duhet të realizohen nga ju, në bazë të rezultateve që sillni. Nuk është thjesht çështja që ju të jeni atje, dhe ne e kemi garantuar që kemi nga një koordinator për rrjetin anti-korrupsion për këto institucione, por ka të bëjë pikërisht me atë që ju do të sillni”, u shpreh Ministrja Gjonaj.

Më tej Gjonaj shtoj se “ju si koordinatorë antikorrupsion keni filluar punën në institucionet përkatëse dhe e kuptoni rëndësinë jetike të këtij roli, sepse nuk është thjesht një pritshmëri që kanë njerëzit, nuk është thjesht një pritshmëri që kanë aktorët ndërkombëtarë, por është një pritshmëri që lidhet me pjesën e rezultateve që të gjithë qytetarët presin nga ju”.

“Puna e këtij rrjeti duhet nxitur dhe promovuar fort me qëllim që qytetarët ta dinë ekzaktësisht që Rrjeti Antikorrupsion ka filluar funksionimin. Kjo ka shumë rëndësi pasi do të jenë qytetarët ata që do të sjellin denoncimet apo ankesat për korrupsionin apo shpërdorimin e detyrës, pasi shpeshherë është e vështirë edhe ndarja me thikë e këtyre dy elementëve”, shtoi ministrja.

Ajo theksoi se “nëse do të ketë sjellje, qasje që nuk i shkojnë përshtat koordinatorit antikorrupsion, unë do të marr vendimin që të largoj koordinatorin nga rrjeti”. “Nuk mundet që të vëmë në rrezik rrjetin për një koordinator që nuk do të arrijë të ushtrojë funksionin dhe të ketë sjellje apo qasje që nuk duhet të ketë një koordinator antikorrupsion. Dhe këtu besoj e merrni mesazhin që duhet”, tha ajo.

Në fjalën e saj, Ministraj Gjonaj siguroj koordinatorët për mbështetjen e saj dhe të Kryeministrit Rama. “Në këtë rrugëtim për të mirën e qytetarëve të Shqipërisë ju nuk jeni vetëm, por keni të gjithë mbështetjen time, të Qeverisë dhe të Kryeministrit Rama, mos harroni se koha nuk pret dhe rezultatet e luftës kundër korrupsionit janë jetike për vendin”, tha ajo.

Më herët kujtojmë që Ministrja Gjonaj prezantoi risitë e Rrjetit Antikorrupsion, i cili është i përbërë nga koordinatorë antikorrupsion në 17 agjenci qendrore, përfshirë këtu edhe agjencitë e pronave, ato arsimore, shëndetësore, njëkohësisht tatimet dhe doganat.

Këta koordinatorë do të jenë avokatët jo vetëm të qytetarëve, por patjetër edhe të biznesit, sidomos në rastet kur do të kenë denoncime apo indicie për çështje korruptive.

Më të lexuarat