BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Mblidhet “Territorialja”, opozita dhe mazhoranca përplasen me shoqërinë civile, ekspertët kundër rritjes së numrit të bashkive

Mblidhet “Territorialja”, opozita dhe mazhoranca përplasen me

Opozita dhe mazhoranca janë përplasur me shoqërinë civile në mbledhjen e komisionit për Reformën Territoriale. Ekspertët e pranishëm ishin kundër rritjes së numrit të bashkive. Albana Dhimitri nga Instituti i Politikave Publike dhe Private pavarësisht se vlerësoi pozitivisht reformën e vitit 2014, vuri në dukje edhe mangësitë, një prej tyre, ulja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, ndaj dha mendimin që reduktimi i bashkive do të sillte zhvillimin e tyre.“Ne kemi pasur mundësi të jemi thuajse në çdo bashki. Kemi pasur një eksperiencë të rëndësishme për të prekur reformën në pikëpamjet politike, qoftë dhe administrative. Efikasiteti administratës publike, ishin 370 njësi të qeverisjes vendore para 2014. Kemi bërë një studim mbi të ardhurat për kokë nga ndryshimi i hartës territoriale dhe na rezulton që të ardhurat janë shumë më të larta në nivel bashkie se përpara reformës. Sa i takon shërbimeve, ka tregues në rritje. Shpenzimet për investimet janë të rritura me disa fish krahasuar me përpara reformës. Ana negative ishte ulja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, pra kishte pjesë të popullatës që për shkak të largësisë me njësinë administrative bashkisë, nuk kishin mundësi fizike për të qenë pjesëmarrës në mbledhjet e zhvilluara apo elementëve të tjerë të përditshmërisë”, u shpreh Dhimitri. Ndërkohë, deputetit demokrat Bledjon Nallbati nuk i pëlqeu vlerësimi nga Dhimitri, duke shënjestruar një pjesë të administratës vendore.“Sot ka më shumë parazitë që konsumojnë paratë e taksapaguesve. Ka sot shumë punonjës që e marrin pagën pa e ditur se çfarë pune kanë, pa shkuar asnjë ditë në punë”, tha Nallbati.

Mziu përplaset me eksperten shoqërisë civile

Ndërkohë, në komisionin për Reformë Territoriale u zhvilluan edhe diskutime me përfaqësues të shoqërisë civile. Deputeti Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, anëtar i komisionit është përfshirë në një debat me Albana Dhimitrin Drejtore Ekzekutive në Institutin e Politikave Publike dhe Private. Sipas Mziut, ekspertja po bën hartim dhe jo analizë, apo t’u përgjigjet pyetjeve.“Është rritur hendeku mes pagës në shtet dhe asaj tek privati. Mesatarja është diku 8% - 8.25%, në Shqipëri diferenca është 24%. Pra në raport me BE, janë tre herë më shumë. Është dyfishuar numri i të punësuarve dhe fondit për pagat. Në 2014 u tha se taksa e pronës do ishte primare. Kauza që u përdor ishte që brenda mandatit të parë kjo do të kapte vlerë prej 0.8% në raport me GDP. Por sot jemi aty ku ishim para vitit 2014 dhe nuk u arrit kjo kauzë, pse nuk arrit të mblidhej kjo taksë? Lidhet me kadastrën? Lidhet me zgjedhjet? Qëllimi kryesor në ndarjet territoriale ka si fokus që shërbimi të jetë pranë qytetarëve. Por kjo ndarje që kemi pas 2014-ës ka një disproporcion të shërbimeve, duke shpopulluar dhe njësitë vendore. Pse është jo i vlefshëm aspekti gjeografik? E fundit, nuk dëgjova opinionin tuaj në raport me pushtetin vendor që kemi sot. Pushteti vendor duhet të ketë pavarësi dhe në optikën time, pavarësia, autonomia e pushtetit lokal ka qenë më e cunguar se më përpara. Kishim 309 komuna, me një numër personali 10-15 punonjës. Ajo para publike në gjykimin tim nuk është përdorur në mënyrën e duhur”, tha ai. Nga ana tjetër, deputeti Saimir Hasalla kërkoi nga përfaqësuesja e shoqërisë Civile, Albana Dhimitri të dhëna në lidhje me bashkitë. Por, Kjo e fundit tha se nuk i mban mend shifrat dhe se nuk kishte marrë dokumente me vete. Ajo shtoi me humor se madje as deputetit nuk ia dinte emrin. Mes tyre ndërhyri bashkëkryetarja Anila Denaj e cila kërkoi që këto batuta të mos bëheshin në Kuvend.

Ja debatet në Komisionin e Shëndetësisë

Xhelal Mziu: Është rritur hendeku mes pagës në shtet dhe asaj tek privati. Mesatarja është diku 8% - 8.25%, në Shqipëri diferenca është 24%. Pra në raport me BE, janë tre herë më shumë. Është dyfishuar numri i të punësuarve dhe fondit për pagat. Në 2014 u tha se taksa e pronës do ishte primare. Kauza që u përdor ishte që brenda mandatit të parë kjo do të kapte vlerë prej 0.8% në raport me GDP. Por sot jemi aty ku ishim para vitit 2014 dhe nuk u arrit kjo kauzë, pse nuk arrit të mblidhej kjo taksë? Lidhet me kadastrën? Lidhet me zgjedhjet? Qëllimi kryesor në ndarjet territoriale ka si fokus që shërbimi të jetë pranë qytetarëve. Por kjo ndarje që kemi pas 2014-ës ka një disproporcion të shërbimeve, duke shpopulluar dhe njësitë vendore. Pse është jo i vlefshëm aspekti gjeografik? E fundit, nuk dëgjova opinionin tuaj në raport me pushtetin vendor që kemi sot. Pushteti vendor duhet të ketë pavarësi dhe në optikën time, pavarësia, autonomia e pushtetit lokal ka qenë më e cunguar se më përpara. Kishim 309 komuna, me një numër personali 10-15 punonjës.

Albana Dhimitri: Sot vlera e pronës është rritur. Sot bashkitë gjenerojnë më shumë të ardhura falë taksës së pasurisë nuk diskutohet. Se sa është në % pyesni Ministrinë e Financave, por në vlerë është më e madhe. Reforma ka ndikuar në këtë organizim të mirë dhe në mbledhje të të ardhurave. Pse u vendos 61 Bashki? Për të nxitur ekonominë e shkallës dhe për të rritur investimet. Naive të mendosh që Bashkitë janë vetëm për të mbledhur të ardhurat dhe për të asfaltuar rrugët. Ky është opinioni im si eksperte. Në Hollandë autonomia e pushtetit vendor është perfekte edhe pse kryetarët e bashkive janë të emëruar, jo të zgjedhur. Ulemi e ta diskutojmë në mënyrë konkrete bashki për bashki të shohim se ku çalon. Por jo të kemi rritje të numrit të bashkive, nuk vlen! Performanca e bashkive është shumë herë më e mirë se para 2014. Decentralizimi, ka pasur rritje të funksioneve, por nuk jam ti shtohen hallet njësive lokale me elemente të shëndetësisë apo të tjera. Por le të shohim kush funksionon më mirë, si mund ti forcojmë këto pika që janë efikase.

Xhelal Mziu kërkon fjalën: Ajo s’është shoqëri civile.

Anila Denaj: Mos bëni zhurmuesin, lëre zonjën Dhimitri të përfundoj fjalën, pasi nuk është etike të flasësh mbi zonjën Dhimitri

Xhelal Mziu: Unë ju drejtova me katër pyetje

Anila Denaj: Lëre të mbaroj fjalën e saj...

Xhelal Mziu: Po bën hartim, jo analizë dhe s’po i përgjigjet pyetjeve

Albana Dhimitri: Pushteti vendor nuk është i pavarur, por duhet të jetë autonom. Se sa duhet të jetë autonom, hajde e diskutojmë. Duhet diskutuar funksion për funksion, shërbim për shërbim, e ardhur për të ardhur. Diskutimi nuk duhet të jetë me ngjyra politike, por me fakte.

Më të lexuarat