BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Politike

Mblodhi ekspertët e Reformës Zgjedhore, Basha komunikon vendimin e rëndësishëm: Ne vendosëm që t’ia mohojmë Ramës këtë plan dinak!

Mblodhi ekspertët e Reformës Zgjedhore, Basha komunikon vendimin e

Kreu i PD , Lulszim Basha pas mbledhjes me ekspertët e PD për reformën Zgjedhore ka dalë në një prononcim për mediat.

Basha bëri të ditur se PD nuk do ta braktis Reformën Zgjedhore, duke lënë të nënkuptohet se do t’i kthehet tryezës së përbashkët politike.

“Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar Teatrin Kombëtar do të shkatërronte edhe reformën zgjedhore dhe shanset për t’iu dhënë shqiptarëve një orë e më parë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të merrte peng procesin e integrimit europian të vendit tani doli zbuluar. Të gjithë e kanë parë, shqiptarë dhe të huaj këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë reformën zgjedhore, të pengojë integrimin europian të vendit dhe të lejojë Edi Ramën të përdorë të njëjtat mekanizma që ka përdorur edhe më parë për të manipuluar vullnetin e shqiptarëve dhe për ta mbajtur Shqipërinë peng të krizave ciklike. Ne jemi të vendosur të mos e lejojmë këtë. PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur që t’iu japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bahskuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe”, deklaroi Basha.