BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Mbyllen diskutimet për kufirin detar, mediat greke paralajmërojnë rifitimin nga Shqipëria të territorit që shiti Berisha

Mbyllen diskutimet për kufirin detar, mediat greke paralajmërojnë

Marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë pak nga pak po shkon drejt finalizimit. Gjatë këtyre ditëve janë kryer takime intensive mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotizas si edhe midis grupeve negociatore. Gjatë takimeve në nivel ekspertësh është diskutuar kryesisht për delimitimin e zonave detare, ndërsa ditën e djeshme Ministria e Jashtme njoftoi mbylljen e r a u n d i t t ë tretë të bisedimeve në Athinë. Sipas njoftimit të MEPJ, edhe përgjatë këtij raundi të tretë diskutimet ishin konstruktive, ndërsa theksohet se grupet negociatore të të dy vendeve do të vijojnë të punojnë me qëllim arritjen e një produkti final të përbashkët. “U mbyll dje më 22 qershor 2018, në Athinë raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi ishte konstruktiv dhe u zhvillua në një klimë pozitive, miqësore dhe bashkëpunuese. Grupet negociatore do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të të dyja palëve”, thuhet një njoftimin e djeshëm të Ministrisë së Jashtme. Mesa duket, pala shqiptare dhe ajo greke po hedhin në tryezë pikat e fundit për finalizimin e marrëveshjes, veçanërisht për ndarjen e kufirit detar. Ndërkohë të gjitha parashikimet dhe pritshmëritë janë që ajo të nënshkruhet gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama dhe homologut grek, Aleksis Tsipras. Sipas të gjitha gjasave, ky takim mund të zhvillohet në fund të muajit qershor ose në fillim të korrikut, ku pritet që të marrë fund edhe çështja e detit dhe si Shqipëria, ashtu edhe Greqia, të kenë një marrëveshje të re, ndryshe nga ajo e vitit 2009. Përmes kësaj marrëveshjeje që është në hapat e fundit të finalizimit, pritet që t’iu jepen zgjidhje një sërë problematikave të trashëguara mes dy vendeve që nga vitet e mëparshme.

Paralajmërimi i mediave greke

Prej ditësh mediat greke pasqyrojnë vijimësinë e marrëveshjes së detit me Shqipërinë. “Pro News” ditën e djeshme i ka kushtuar një artikull të gjatë kësaj çështjeje, ku ndër të tjera e ndal theksin tek kufiri detar që po negociohet mes të dyja palëve. Sipas “Pro News”, vendi ynë nga negociatat ka arritur të përfitojë më shumë territor detar. “Qeveria greke është tashmë në bisedime sekrete me Shqipërinë mbi një marrëveshje të re. Shqipëria në mënyrë të njëanshme ka shfuqizuar marrëveshjen e vitit 2009 për kufirin detar mes të dy vendeve. Tani shqiptarët po kërkojnë një tjetër kufi detar, i cili bën pjesë të territorit të tyre pjesën e shelfin kontinental të ishujve Diapontian në veri të Korfuzit dhe dy parcela detare”, shkruhet në artikull.   Përmes këtij paralajmërimi të medieve greke, kuptohet që vendi ynë nga marrëveshja e detit rifiton territorin e humbur nga pakti i vitit 2009, të firmosur nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ndërkohë, mediat greke një rëndësi të veçantë i kushtojnë edhe rolit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta në finalizimin e marrëveshjes. Duke qenë se ky i fundit është personi që do të japë autorizimin për paktin, mediat greke po ushtrojnë presion ndaj tij në mënyrë që ky pakt të finalizohet sa më parë. Meta në daljen e fundit mediatike është shprehur se kërkon informacione më të plota nga ministri Bushati dhe pikërisht kjo gjë i ka trembur grekët dhe i ka bërë të mendojnë se ka mundësi që finalizimi i marrëveshjes të shtyhet. Për këtë arsye mediat greke, si “Kathimerini”, “Protothema”, etj po i ushtrojnë presion kreut të shtetit përmes artikujve të përditshëm. Ndërkohë grekët kanë prekur në artikujt e tyre edhe çështjen e kufirit detar që po negociohet mes dy palëve. 

Më të lexuarat