BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Mbyllet inventarizimi, më 20 dhjetor dosjet e bujshme transferohen te SPAK, Llalla dhe Basha dy emrat e parë “VIP” që do hetohen nga “specialët”

Mbyllet inventarizimi, më 20 dhjetor dosjet e bujshme transferohen te SPAK,

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe prokuroritë e rretheve kanë gati dosjet që do të kalojnë te SPAK. Më 20 dhjetor Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion do të nisë punë dhe urdhri i parë që pritet të nxjerrë kryeprokurori do të jetë transferimi i dosjeve. Pak kohë më parë ka dalë një udhëzim për të gjitha prokuroritë e rretheve dhe Krimet e Rënda që të shqyrtojnë të gjitha çështjet në hetim nëse duhet apo jo tëtransferohen te SPAK. Sa i takon Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka pasur më shumë procedura, pasi mësohet se bëhet fjalë për rreth 1.500 dosje. Një grup i ngritur vetëm për këtë çështje ka parë me detaje se sa dosje duhet të kalojnë te SPAK dhe sa duhet të kalojnë te prokuroritë e rretheve.

Dosjet

Sipas burimeve, te Krimet e Rënda janë rreth 1000 çështje që do shpërndahen në prokurori të ndryshme të vendit duke filluar nga 20 dhjetori, pasi kryesisht kanë të bëjnë me krime në familje, hetime financiare e çështje të tjera që nuk janë kompetencë e SPAK. Ndërkohë do të mbeten vetëm dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Sa i takon krimit të organizuar, disa nga çështjet që do mbeten te SPAK janë: Dosja 339, hetimet ndaj grupit të Avdylajve; Dosja e hetimeve ndaj grupit të Bajrave; Dosja e 613 kokainë në Durrës, i pandehur Arbër Çekaj; Dosja e 137 kokainë e kapur po në Portin e Durrësit; Dosja e parave te “Toyota Yaris”, etj. Ndërkohë sa i takon dosjeve të korrupsionit, më kryesorja është ajo në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ky i fundit po hetohet për 4 vepra penale dhe organi i akuzës nuk arriti ta kopsiste. Automatikisht ajo kalon aty. Por një tjetër emër është Lulzim Basha. Edhe pse u tentua që dosja e lobimeve shkonte në Gjykatën e Tiranës ajo është bllokuar. Gazeta kontaktoi dje me përfaqësues të Prokurorisë së Tiranës, të cilët bënë me dije se dosja për lobimet e PD është ende aty dhe nuk ka shkuar në gjykatë. Bashës ju hoq akuza e pastrimit të parave dhe u akuza vetëm për falsifikim formulari. Por gazeta ka mësuar se ndërhyrja e kryeprokurores së Tiranës ka bërë që dosja të mos shkojë në gjykatë pasi është e paplotë dhe i akuzuari del i pafajshëm. Por kjo do të thotë se dosja do kalojë te SPAK.

Parashikimet ligjore

Ligji për organet e luftës kundër korrupsionit e përcakton qartë se SPAK ka si objekt veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur. Pra ky përcaktim ligjor fundos kreun demokrat Lulzim Basha, pasi ai është ish-deputet dhe ish-ministër. Çdolloj akuze e ngritur ndaj tij është subjekt i SPAK. Nga ana tjetër përcaktohet se te SPAK nuk do kalojnë vetëm dosjet e Krimeve të Rënda, por dhe të rretheve gjyqësore. “Deri në fillimin e funksionimit të Prokurorisë së Posaçme, kompetenca e saj për të ushtruar ndjekjen penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq, për veprat penale apo subjektet e përcaktuara në pikën 2, të nenit 135, të Kushtetutës, ushtrohet përkatësisht nga Prokuroria e Përgjithshme, prokuroritë e rretheve gjyqësore apo Prokuroria e Krimeve të Rënda, sipas kompetencës dhe juridiksionit të parashikuar nga legjislacioni në fuqi përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 76/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ditën e fillimit të funksionit të Prokurorisë së Posaçme, çështjet nën hetim apo gjykim i transferohen menjëherë për ndjekje

kësaj prokurorie”, thuhet në nenin 57, pika 5 të ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kliti Topalli