BREAKING NEWS

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët
x
BREAKING NEWS

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit,
x
BREAKING NEWS

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë
x
BREAKING NEWS

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i
x
BREAKING NEWS

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron
x
BREAKING NEWS

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e
x

Politike

Mbyllet kopshti i Turgut Ozal, institucioni arsimor akuzon Ministrinë e Arsimit se po bën gjueti shtrigash ndaj “Zubeyde Hanim”

Mbyllet kopshti i Turgut Ozal, institucioni arsimor akuzon Ministrinë e

Kopshti privat “Zubeyde Hanim” njoftoi se është detyruar të mbyllë aktivitetin me urdhër të Ministrisë së Arsimit. Përmes një deklarate për mediat, kopshti që është pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal”, akuzoi dje drejtpërdrejt institucionet shqiptare për  mbylljen. “Zubeyde Hanim” vë në pikëpyetje ligjshmërinë e këtij vendimi. Në njoftimin nisur prindërve, kopshti me 24 vite aktivitet në Shqipëri theksoi se mbyllja mund të ketë ndodhur nën presione të ndryshme, pa përmendur se nga kush. Pasi dha një shpjegim të gjatë se Ministria nuk gjeti asnjë shkelje nga veprimtaria e kopshtit, “Turgut Ozal” njoftoi se ka depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dokumentacionin për anulimin e këtij dhe se kanë vënë në dijeni të gjitha institucionet shqiptare dhe të huaja. Kujtojmë se shoqëria Turgut Ozal është financuar nga filantropi Fethullah Gylen, i cili jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai njihet për armiqësinë e tij me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, ndërsa ky i fundit e ka bërë fajtor për grushtin e shtetit në vitin 2016. Erdogan, vazhdimisht i ka bërë presion qeverisë shqiptare për mbylljen e institucioneve të tij në Shqipëri, si dhe ka kërkuar ekstradimin e atyre që i cilëson si “gylenistë”. Erdogan ka shpallur organizata terroriste fondacionet dhe institucionet e themeluara dhe të drejtuara nga Gylen. Pjesë e kësaj beteje është bërë edhe Shqipëria. Prej vitesh Turqia kërkon mbylljen e shkollave të Gylen në Shqipëri, madje duke prezantuar në vend rrjetin e shkollave Maarif, që mbështeten nga Erdogan. Ky i fundit dyshohet se qëndron pas shtyrjes së vazhdueshme të hapjes së Xhamisë së Namazgjasë, pasi akuzon se në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar janë mbështetësit e Gylenit.

Më të lexuarat