BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Mbyllet sesioni parlamentar, Balla akuza Metës se ka marrë frenat e opozitës, Përmeti flet për arrestimin e presidentit

Mbyllet sesioni parlamentar, Balla akuza Metës se ka marrë frenat e

Kuvendi mbylli të dje punimet e sesionit parlamentar me miratimin e disa projektligjeve dhe disa marrëveshjeve. Por pavarësisht se ishte seanca e fundit për këtë sesion, nuk munguan edhe debatet dhe akuzat politike. Nga foltorja e Parlamentit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sulmuar presidentin Ilir Meta. Teksa ishte duke i bërë një panoramë ndryshimeve në Kodin Penal që kishte propozuar mazhoranca, numri dy i PS deklaroi se adresohen disa ndryshime të rëndësishme në ligje me sigurinë ushqimore që lidhen pikërisht me një prej fushave më shqetësuese. Megjithatë, Balla theksoi se është i vetëdijshëm se presidenti Ilir Meta do i kthejë këto ligje në Kuvend, pasi nuk mendon për interesin e shqiptarëve por për atë të opozitës. Sipas tij, Meta nuk është gjë tjetër veçse një bashkëkryetar i opozitës dhe në shërbim të saj. “Buka të jetë e certifikuar. Çdo dyqan buke të ketë një tabelë analize për të treguar nga vijnë përbërësit e saj. Kjo që po bëjmë sot është që fëmijët tanë të jenë më të sigurtë. Në një shoqëri demokratike dhuna nuk lejohet dhe ky duhet të jetë qëndrimi i këtij parlamenti përballë nesh . Opozita ka të gjithë të drejtën e tij të protestojë. Ka pasur dhe do vazhdojë të ketë pasoja. Nuk ka ndonjë dyshim se këto ndryshime Meta do na i kthejë për t’i votuar në shtator si një partner i opozitës. Nuk kam asnjë dyshim që Ilir Meta nuk ka më sy dhe veshë për të dëgjuar ata që duan shqiptarët por për të dëgjuar ata që duan Lulin, Saliun dhe Monikën. Me të filluar shtatori këto do jemi dhe ne prapë do t’i votojmë. Ritheksoj se në këtë vend pa dyshim që ka mjekë të papërgjegjshëm”, deklaroi Balla. Por sulme e akuza në adresë të Presidentit Ilir Meta nuk po bën vetëm mazhoranca qeverisëse, pasi në një linjë me të janë rreshtuar edhe disa deputetët të opozitës së re. Bëhet fjalë për deputetin Andi Përmeti, i cili nga foltorja e Kuvendit deklaroi se shqiptarëve u interesojnë problematika që prekin vetë ata, ndërsa theksoi se atyre nuk u intereson nëse Ilir Meta do të jetë President apo në burg në vitin 2020. “Shqiptarëve nuk i intereson nëse pozicioni që mbajnë ata të tre. Nuk e dinë nëse 2020 do e gjejë Metën president apo pas hekurave. Ne kemi për detyrë të kujdesemi për interesat e shqiptarëve. Për këtë arsye kam thirrur interpelancë me ministren Shahini për plotësimin e kritereve për pranimin në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve”, deklaroi ai. 

Më të lexuarat