BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Mbyllet verifikimi i pasurisë për 68 gjyqtarë e prokurorë, manipulime me pronat dhe të ardhurat, më 9 tetor hapen dosjet e Llallës dhe Zaganjorit

Mbyllet verifikimi i pasurisë për 68 gjyqtarë e prokurorë,

Procesi i vetingut nis zyrtarisht më 9 tetor. Të enjten Parlamenti do të miratojë në seancë plenare strukturën e komisioneve që do bëjnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të hënë e 9 tetorit këto komisione do nisin punën, për rekrutimin e stafeve dhe për t’u njohur me të dhënat për gjyqtarët dhe prokurorët. Por më e rëndësishmja është se institucionet që po merren me verifikimin i kanë pothuajse gati të dhënat për emrat e parë. Gazeta u interesua pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive, ku në mënyrë zyrtare u bë e ditur se momentalisht po punohet me 68 emra, që janë kryesisht anëtarë të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, KLD dhe Prokurorisë së Tiranës. Për disa prej tyre ka përfunduar verifikimi, ndërsa për disa të tjerë është drejt fundit dhe gjithçka do të jetë gati kur të konstituohen organet e vetingut. Procesi është në fazën e hartimit të raporteve. Po ashtu mësohet se pas problemeve të Hipotekës disa javë më parë ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë mes tyre, pasi ZVRPP kanë kthyer përgjigje për pronat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. ILDKP momentalisht po bën verifikimet e duhura dhe javën e parë të tetorit të gjithë të dhënat do të jenë gati. Por burime nga Hipoteka thanë për gazetën se mes 68 emrave ka dhe persona që kanë rezultuar me probleme. Hipoteka ka bërë një krahasim të të dhënave për shitje ose blerje pronash dhe në shumë raste ka dyshime për manipulime me shifrat apo sipërfaqet. Nga ana tjetër dhe burime jo zyrtare nga ILDKP thanë se ka disa emra që kanë pasuri shumë të lartë dhe në bazë të të ardhurave nga pagat, bizneset dhe qeratë, sërish nuk e justifikojnë dot. Ndërkohë që ka pasur dhe nga ata që janë vënë re parregullsi me deklarimin e të ardhurave. Të gjithë këto të dhëna do shkruhen në raportin përfundimtar dhe ai më pas do i dërgohet Komisionit të Kualifikimit.

Roli i ndërkombëtarëve

Javën që vjen në Tiranë do të kenë mbërritur të gjithë ekspertë e Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit. Puna e tyre do të nisë me sigurimin stafeve mbështetëse, ndërkohë që nga prezenca e BE mësohet se pas datës 9 tetor ata do kërkojnë të njihen me punën e institucioneve që po angazhohen me vetingun. Pritet që të dhënat e gjetura prej tyre të merren në dorë nga 8 ekspertët e ONM. Nga ana tjetër, mësohet se dosjet e para që do të hapen janë për krerët e institucioneve, duke filluar nga kryeprokurori, kreu i Gjykatës së Lartë, kreu i Gjykatës Kushtetues, kreu i Prokurorisë së Tiranës, anëtarët e KLD dhe krerët e Krimeve të Rënda. Pra pas 9 tetorit do hapen dosjet dhe vetë komisioni i kualifikimit do të bëjë verifikimet e duhura që procesi të ecë sa më shpejt. Ndërkohë edhe Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar po ecën me ritme të shpejta. Njësoj si ILDKP, edhe ajo i ka gati të dhënat për pastërtinë e figurës për një pjesë të madhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mësohet se në ndihmë i kanë ardhur prokuroria dhe SHISH. Pra pas 9 tetori pritet që të nisë tërmeti në gjyqësorin shqiptar. 

Kliti Topalli