Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mbyllja e dosjeve nga Llalla, Spartak Ngjela: Kjo prokurori nuk ekziston më, SHBA-BE do hedhin miliona euro për arrestime “VIP”, vetingu nuk ndalet

Postuar: 24/03/2017 - 08:40

Prokuroria e Tiranës pushoi hetimin për marrëveshjen e detit me Greqinë, në një kohë kur 7 vite më parë, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për anulimin e marrëveshjes së kufirit detar me shtetin fqinj. Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës pushon hetimin edhe për ish-zyrtarët e Ministrisë së Jashtme dhe ushtarakët që u përfshin në këtë marrëveshje. Ky vendim i prokurorisë shqiptare ka shokuar çdo kënd, por avokat Spartak Ngjela mendon ndryshe. Ngjela shprehet se kjo prokurori nuk do të ekzistojë më, pasi kompetencat do t’i marrë Struktura e Posaçme Antikorrupsion, e cila do të ngrihet së shpejti. Avokat Ngjela thekson se kjo çështje si dhe shumë çështje të tjera korruptive do të rihapen, pasi e kërkon SHBA dhe BE. “Kjo prokurori nuk ekziston më. Nuk i pyet më njeri këta”, u shpreh Ngjela në një prononcim për gazetën. Me ngritjen e strukturave të reja antikorrupsion, merr fund korrupsioni i zyrtarëve të lartë. Ngjela, në një postim në rrjetin e tij social Facebook, tha se çadra e PD në bulevard është shpresa e vetme e të korruptuarve, por nuk do të munden t’ia dalin dot. “Tragjedia e Çadrës qëndron te fakti se tek ajo i ka varur shpresat i gjithë korrupsioni shqiptar që është në elitën politike dhe gjyqësore të këtij vendi. Kurse komedia qëndron te fakti se, gjyqtarët dhe shumë të tjerë, mendojnë se Çadra do t'i shpëtojë nga vetingu, në një kohë kur Saliu po iu kërkon amerikanëve, tash pese muaj rresht, garanci për vete dhe për familjen që ky me taborin e tij, të shkojë e të votojë në Parlament. Komedi e pastër. Dhe, a e dini pse? Sepse amerikanët i kanë thënë Saliut: "të japim vetëm garanci nëpërmjet ligjit"”, shprehet Ngjela. Ai deklaroi se SHBA-BE do hedhin miliona euro për investimet e tyre, në kuadër të reformës në drejtësi. “Qeveria gjermane dhe Bashkimi Europian kanë lënë në gjendje të ngrirë disa miliardë Euro, gati për t'u investuar në Shqipëri, menjëherë pas vetingut dhe fillimit të Reformës në Drejtësi”, u shpreh Ngjela.

Reforma në drejtësi dhe politika amerikane

Spartak Ngjela u shpreh se reformën në drejtësi e drejton politika amerikane, dhe askush nuk i shpëton dot. “Vetingun dhe Reformën në Drejtësi e drejton politika aktuale amerikane, dhe me këtë Reformë penalizohen shumë individë të korruptuar të elitës politike shqiptare. Por, a mund ta frenojnë këta individë vetingun dhe Reformën kundër interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, në radhë të parë, dhe të Amerikës dhe Bashkimit Europian, gjithashtu?”, u shpreh Ngjela. Ai tha se, të gjithë të korruptuarit do detyrohen ta votojnë reformën. “E kanë krejt të pamundur. Do ta votojnë të gjithë të prekurit: edhe ata që janë në Çadër; edhe ata që janë jashtë Çadrës. Politika është forcë. Dhe, sidomos, politika amerikane...”, thekson Ngjela. Avokati u kujton të gjithë atyre që nuk e duan reformën në drejtësi, se kjo është një çështje që ka përmasa ndërkombëtare dhe nuk e ndalojnë dot. “Prisni kot o të mjerë! Korrupsioni shqiptar tani është një çështje amerikane e ndërkombëtarizuar, dhe një interes parësor i të gjithë popullit shqiptar. E pra, vërtet mendojnë këta të korruptuar se mund të kenë forcë për të ndaluar të gjithë aleancën e Perëndimit me shqiptarët për zhvillimin europiano-perëndimor të Shqipërisë?”, thotë Ngjela.

 

Eneida Jaçaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2018 - 08:33

Kryeministri, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me videon e përgatitjeve të fundit të itenerarit të artifakteve për 550 vjetorin e Skëndërbeut.

Postuar: 16/01/2018 - 08:00

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të vënë në zbatim planin B për bllokimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Postuar: 16/01/2018 - 07:57

Kuvendi ka nisur zyrtarisht procedurat për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Postuar: 16/01/2018 - 07:48

Partia Demokratike ka vendosur që të përshkallëzojë reagimet ndaj mazhorancës qeverisëse.

Postuar: 16/01/2018 - 07:43

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lëshoi ditën e djeshme akuza të forta ndaj deputetëve të opozitës.

Postuar: 16/01/2018 - 07:38

Sezoni i ri parlamentar është çelur me debate mes opozitës dhe mazhorancës.