BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x
BREAKING NEWS

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita Nikollës për të kthyer Sali Berishën në politikë, aleanca e kullave të Zenit pushton Parlamentin, zbardhen skenarët e minutave të fundit mes kryeparlamentares me dyshen Noka-Bardhi

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita
x

Politike

Mbyllja e kolegjit turk, reagon ashpër Gjekmarkaj dhe i bën thirrje Ramës: Tronditëse! Qeveria duhet të tërhiqet menjëherë nga ky vendim, po cënon të drejtën për arsim

Mbyllja e kolegjit turk, reagon ashpër Gjekmarkaj dhe i bën thirrje

Deputeti Agron Gjekmarkaj, njëkohësisht edhe zv/Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, pas vendimit të qeverisë për mbylljen e kolegjit privat “Mehmet Akif” në Tiranë, duke e quajtur “tronditës”.

Në postimin e tij, Gjekmarkaj thotë se kryeministri ‘Edi Rama duhet të tërhiqet nga ky vendim i cili kompromenton sovranitetin tonë dhe cënon të drejtën për arsim të fëmijëve shqiptarë’.

REAGIMI I PLOTE

Lajmi për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif” në Tiranë për një sërë arsyesh është tronditës ! Pasi ka filluar viti shkollor qindra fëmijëve u ndërpritet mësimdhënia aty, një goditje kjo e fortë psikologjike për ta familjet e tyre e dhjetëra mësues që punonin në atë institucion.

Kjo vatër dijeje prej mbi 20 vitesh ka krijuar një tradite duke dhënë siguri për një arsim solid të fëmijëve shqiptar.

Nëse kujtojmë momentin kur u hap , kohe kur arsimi shqiptar përballej me krizë të gjithanshme mirënjohja duhej të ishte shtuar.

Studentet e dalë prej aty kanë përballuar universitetet më të mira të Botës me shumë sukses.

Si do të integrohen befas sot ata në sistemin arsimor kur janë mësuar me një tradite të caktuar pedagogjike!? Argumentet e përdoruar për mbylljen e shkollës ishin qesharakë e të sforcuar të cilët të çojnë lehte drejt përfundimit se ai është një vendim politik.

Turqia për ne është një vend mik dhe çdo qeveri shqiptare ka detyrimin që miqësisë ti përgjigjet me miqësi përtej faktit se kush ngjitet apo bie nga pushteti në Ankara.

Turqia ka qenë një vend mik kur kjo shkollë është hapur dhe i kemi falënderuar përzemërsisht po kaq e tillë duhet të mbetet, sot e nesër. Fëmijët shqiptarë , mësuesit e tyre, dinjiteti i ligjeve të vendit, Shqipëria vetë nuk duhet të nëpërkëmben për arsye të konflikteve politike as brenda e aq më pak jashtë Shqipërisë. Shqipëria është vend sovran dhe i pavarur.

Një shkollë që të vazhdojë misionin e saj duhet të respektojë ligjet e vendit, standardet administrative dhe cilësinë e mësimdhënies.

Edi Rama duhet të tërhiqet nga ky vendim i cili kompromenton sovranitetin tonë dhe cenon të drejtën për arsim të fëmijëve shqiptarë.

Më të lexuarat