Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mbyllja e sezonit turistik, ministri Xhafaj tregon mangësitë që penguan punën e policisë

Postuar: 18/10/2018 - 18:18

Pasditen e sotme në një aktivitet për mbylljen e sezonit turistik të mbajtur në Durrës, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, është shprehur ndër të tjera se ky sezon që lamë pas ka qenë më i suksesshëm dhe siguria tek qytetarët nuk ka munguar.

Xhafaj tha se e gjithë qeveria dhe strukturat përkatëse kanë qenë të angazhuara plotësisht në mbarëvajtjen e këtij sezoni, ndërsa falënderoi për bashkëpunimin mjaft të mirë të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedis, me atë të Mbrojtjes.

“Ky sezon verorë ka qenë më i suksesshmi.Këto shifra janë inkurajuese dhe kanë interes për të gjithë dhe ndikojnë në Ministrinë e Turizmit. Gjithë qeveria kanë qenë mjaft të angazhuar në mbarëvajtjen e këtij sezoni. Dua të vlerësoj punën e Blendi Klosit dhe ekipit të tij të jashtëzakonshëm. Kanë bërë një punë mjaft të mirë për të na dhënë një “fytyrë” të re.

Edhe koordinimi midis tyre dhe mes nesh na e ka bërë punën shumë më të lehtë se vjet”, u shpreh Ministri Xhafaj.

Me tej ai shtoi;

"Ne u zotuam me 5 angazhime konkrete të cilat janë zbatuar të gjitha me përpikmëri. Pati numër të ulët të vjedhjeve në territoret e plazheve. Ishin mbi 1000 forca policore në dispozicion të sezonit turisik. Kishte rreh 100 aksidente më pak dhe asnjë ngjarje e rëndë në plazhe. Për herë të parë nuk kemi asnjë incident në vijën bregdetare me mjetet ujorë. Patëm një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha bashkitë e vendit. Ka pasur edhe mangësi, por është koha që të relektojmë që të bëjmë një sezon edhe më të mirë sezonin e ardhshëm. Faleminderit të gjithë punonjësve të gjithë punonjëseve të policisë të angazhuar në këtë sezon. Një falënderim dua të bëj edhe për këtë Irfanin për këtë resort të mrekullueshëm dhe punonjësve të këtij resorti që na mirëpriten në këtë aktivitet”- tha Xhafaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 21:42

Përmes një postimi në facebook, ish-oficeri i anti-drogës Dritan Zagani sërish ka folur me mesazhe të koduara.

Postuar: 17/11/2018 - 18:44

“Policia e Shtetit është sot vërtet e rënë shumë poshtë”, shprehet kreu i grupit

Postuar: 17/11/2018 - 17:25

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjermanisë, edhe pse jo këtë herë për angaz

Postuar: 17/11/2018 - 16:39

Pas akuzave të Partisë Demokratike se ka një vendim të Këshillit të Ministrave për zëvendësimin e

Postuar: 17/11/2018 - 13:55

Dekretimi i Ministrit të Punëve të Brendshme ka qenë tema e diskutimit në panelin e të ftuarëve.&

Postuar: 17/11/2018 - 13:48

Ish-presidenti Bujar Nishani përmes një statusi në ‘Facebook’ ka analizuar protestën

Postuar: 17/11/2018 - 13:31

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka sulmuar edhe sot banorët e “Unazës së Re” që