BREAKING NEWS

“Do të ndodhet para një rreziku më të madh”/ Frrok Çupi parashikon zhvillime të bujshme, lëshon paralajmërimin 'bombë' për këtë politikan të njohur: Është në prag të burgut

“Do të ndodhet para një rreziku më të madh”/
x
BREAKING NEWS

Paralajmëroi lëvizjen e kryeministrit Rama, Artan Hoxha lëshon ‘thumbin’ e fortë për përplasjen Duka-Veliaj dhe ngre dyshimet: Mund ta ketë bërë...

Paralajmëroi lëvizjen e kryeministrit Rama, Artan Hoxha lëshon
x
BREAKING NEWS

Aksion “blic”, Fieri në “shtetrrethim”, FNSH-ja kontrollon makinat luksoze dhe ato me targa të huaja/ Çfarë ka ndodhur?

Aksion “blic”, Fieri në “shtetrrethim”, FNSH-ja
x
BREAKING NEWS

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen dëshmia tronditëse nga SHBA, biznesmeni i njohur shqiptar rrëfen si e shpëtoi Arben Kraja

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta është interceptuar në trafiqe droge e njerëzish ku dëmtohen interesat e SHBA, ai dhe Berisha i kanë sytë nga Ukraina, synojnë azil në Rusi

Frrok Çupi: Meta është interceptuar në trafiqe droge e
x
BREAKING NEWS

Pas “non grata”-s, Berisha rrezikon sanksione ekonomike, FBI-CIA-DASH bashkëpunim me Thesarin për aferat e emrave në listën e zezë, ja raporti

Pas “non grata”-s, Berisha rrezikon sanksione ekonomike,
x
BREAKING NEWS

PD zbardh pazaret e Ilir Metës me mazhorancën për zgjedhjet vendore, nuk ankimoi në Gjykatën Kushtetuese paligjshmërinë e 30 qershorit

PD zbardh pazaret e Ilir Metës me mazhorancën për zgjedhjet
x
BREAKING NEWS

Zbardhet lista, ja familjet e kualifikuara për të përfituar kredi të butë në Tiranë, procedurat si veprohet

Zbardhet lista, ja familjet e kualifikuara për të përfituar kredi
x

Politike

“Mbylljani mikrofonin se nuk mund ta pranoj”, statuti i PD nxeh gjakrat mes Kadillit dhe Harxhit: Ju nuk mund të sqaroni pozicionin tim

“Mbylljani mikrofonin se nuk mund ta pranoj”, statuti i PD nxeh

Statuti i PD ka nxehur gjakrat mes dy ish kandidatëve për kreun e PD Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.

Të ftuar në emisionin Debat me Alba Alishanin në A2, Kadilli dhe Harxhi janë përplasur sa i takon propozimeve që janë miratuar për statutin e PD si dhe materialet që kanë qenë në dispozicion nga përfaqësues të ndryshëm të kësaj force politike

Debati i plotë:

Kadilli– Lulzim Basha është 30 hapa larg shoqërisë shqiptare

Harxhi -E para nuk mendoj që statuti i PD është i mirë, por klientelist. Është bërë nga Lulzim Basha duke hequr edhe shumë element të statutit. Mendoj që zoti Kadilli e di mirë sepse ka qenë në Kryesi kur janë diskutuar ndryshimet statutore. Do duhej të kishte folur më parë në kryesi kur u diskutua statuti i ri. Unë nuk kam hatërmbetje ndaj askujt që e kanë hartuar këtë statut. Në 2018 kur kemi qenë bashkë në Këshill Kombëtar unë nuk kam marrë ndonjë draft nga ju ose nga zoti Bozo para.

Kadilli– Më duket se e keni harruar. Ja se ja u sqaroj unë me detaje. Po deshët.

Harxhi– Ju nuk mund të sqaroni pozicionin tim, se unë nuk kam marrë asnjë gjë përpara

Kadilli– Ka patur një propozim të sjellë nga zonja Harxhi, zoti Kulluri ka qenë bashkëpunëtor dhe zoti Imami. Ka pasur edhe propozime që erdhën edhe nga Astrit Patozi por që kanë qenë të natyrës politike.

Harxhi– Zoti Patozi ishte larguar në atë kohë zoti Kadilli

Kadilli– Të lutem Edith, se nuk kishte bërë parti në atë kohë

Harxhi– Jo ju lutem duhet të jemi të sinqertë në këtë. Zoti Patozi ishte larguar në atë kohë

Kadilli– Unë kam pasur materialin, ti thua ishte larguar, të lutem më lër të mbaroj. Po më hani sekondat dhe e bëni qëllimisht. Ka pasur një material të sjellë nga Astrit Patozi dhe një grup që e mbështeste atë dhe është krijuar një komision që drejtohej nga Ristani. Kemi negociuar edhe me grupin tuaj.

Harxhi-Ju nuk keni diskutuar asnjë herë me mua. Keni dalë vetëm në datën 26 prill për të kundërshtuar Lulzim Bashën dhe gjithçka ka bërë ai.

Kadilli-Ka një historik të njohur dhe kthejuni kronikave tuaja.

Harxhi-A kishim ne ndonjë përfaqësues në komision?

Kadilli-Po, kishit Gerti Malko

Harxhi-Jo unë nuk jam përfaqësuar nga asnjë. Gerti Malko nuk ka qenë përfaqësuesi im.

Kadilli– Hiqja mikrofonin se nuk mund të pranoj gënjeshtrën unë këtu. Është bërë debat se kam e foto që është diskutuar me orë të tëra. Edhe në Kuvend është diskutuar. Ka pasur një komision që ka punuar tre muaj. Moj zonjë për respekt duhet të më dëgjoni.

Më të lexuarat