
SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën, kërkohet bllokim vizash për “listën e zezë” të Amerikës

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha vijon garën për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi kërcënon me sanksione ata që abuzojnë me simbolet e PD

Do përfshihet SPAK në hetimet për sulmin ndaj 'Top Channel'? E zbulon Altin Dumani dhe bën paralajmërimin e fortë

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e administratës dhe 2 hapat që do ndiqen për të bërë realitet këtë premtim, zbardhen detajet

“Duhet të gjendet pronari”/ Dumani zbardh prapaskenat e hetimeve për inceneratorët

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare", Salianji: Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2023

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha në se afera korruptive Rama-McGonigal është miliona dollarë. Sipas tij, shuma e 225 mijë dollarëve që përmendet në aktakuzën amerikane është vetëm shuma e kapur. Ai tha se ish-zyrtari i FBI kishte interesa biznesi me rusët e sanksionuar nga perëndimi dhe Edi Ramën në Shqipëri. Salianji nxori edhe shifrën e aferës Rama-McGonigal, e cila sipas tij arrin në 300 mln dollarë, vetëm për njërën nga kompanitë.
“Kjo është afera më e rëndë e kapur ndonjëherë në 32 vite. Për herë të parë në historinë botërore, atë që s’e bëjnë as rusët, as kinezët, kryeministri i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet mekanizmave korruptive arrin të ndikojë, i kapur nga institucionet e drjetësisë amerikane, si njeri që ka ndikuar nëpërmjet personave të tretë për interesa politike te drejtuesi, zyrtari më i lartë i FBI i arrestuar deri më sot dhe i nxjerrë për gjykim në të gjithë historinë e SHBA. Të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë kthyer kryeministrin e Shqipërisë në targetin kryesor. 225 mijë dollarë janë të kapura, por këtu bëhet fjalë për miliona euro. Bëhet fjalë për minimalisht 300 milionë dollarë.
Në aktakuzë thuhet se Personat A dhe B kishin interesa financiare. Unë si deputet shoh ça interesash mund të ketë, në biznesin e naftës. Sipas të dhënave të publikuara në media, McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare Law Office&Investigation aktualisht me aktivitet të pezulluar. Kjo kompani është themeluar nga Dizdari në vitin 2018. Në 2019 i shet aksionet për 3 dollarë te McGonigal, Rosini dhe Agron Neza. Shefqet Dizdari rezulton të jetë administrator i kompanisë Trans Oil dhe Terra Oil Swiss, e kthyer tani. Kjo kompani rezulton që në 2018, pasi është bërë takimi në 9 shtator 2017, është shpallur fituese e koncesionit në tre fusha naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë. Këto tre fusha naftëmbajtëse, përzgjedhja e kësaj kompanie u bë në shkelje të barazisë në tendera nga Gjiknuri, duke rrezikuar t’i shkaktojë vendit një dëm 300 mln dollarë.
Edi Rama ka minuar demokracinë duke sulmuar kundërshtarët politikë. Jemi në kushtet kur Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet. Drejtësia nëse ka 1% drejtësi duhet të nisë hetim për të lidhur të gjithë elementët që mjafton me një kërkim të thjeshtë në rrjet që të kuptohet që bëhet për 300 mln dollarë minimalisht vetëm tek një kompani”, u shpreh Salianji në “Çim Peka Live”.
Më të lexuarat


Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha vijon garën për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi kërcënon me sanksione ata që abuzojnë me simbolet e PD

“Ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me rradhë motrat dhe vëllezërit...”/ Edi Rama kërkon hetimin e menjëhershëm të deputetes së njohur të Kuvendit

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e administratës dhe 2 hapat që do ndiqen për të bërë realitet këtë premtim, zbardhen detajet

Agravojnë tensionet/ Digjen disa makina me targa të Kosovës, reagon menjëherë Haradinaj: Incidentet e fundit tregues se mund të ketë pengim të zgjedhjeve

“Duhet të gjendet pronari”/ Dumani zbardh prapaskenat e hetimeve për inceneratorët

Nuk përmbahet Berisha, sulmon ashpër Alibeajn: Po mbahet peng nga Rama, fshehu dënimin e vëllait kriminel...

Thellohet hetimi për Ahmetajn/ Reagon kreu i SPAK për çështjen e nxehtë dhe tregon lëvizjen që pritet shumë shpejt për Arben Ahmetajn: Janë gjetur prova në vilat e kontrolluara

“83% e shqiptarëve duan të largohen”/ Berisha reagon ndaj shkrimit të EU Observer: Shqipëria në një situatë dramatike, po përballemi...

Dikur deputete e PD, Lajla Përnaska zbulon arsyen pse vendosi të garojë për Bashkinë e Tiranës me siglën e një partie tjetër

Po braktiset nga kandidatët, Alibeaj bën lëvizjen e radhës, ja deputetët që mblidhen në seli
