
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut

Shkruar nga Elmas Bogdani 30 Shtator 2023

Shkëlzen Berisha vazhdon të mbetet në ankth nga zhvillimet që pritet të vijnë nga drejtësia e re. Aktualisht në tryezën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po hetohet dosja e “Gërdecit”, të cilat pritet t’i hanë kokën dhjetëra zyrtarëve dhe disa ish-ministrave. Një ndër ta mund të jetë dhe djali i Sali Berishës, i cili mund të thirret si dëshmitar në SPAK. Në datën 3 tetor do të vendoset “fati” i tij pasi Gjykata e Posaçme shtyu procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për t’u shprehur në lidhje me provat e kërkuara nga palët. Në seancën e djeshme, gjykata administroi kërkesën për prova të avokatëve mbrojtës të Mediut. Në listën e prezantuar edhe më herët, avokatët kërkuan gati 90 dëshmitarë, mes të cilëve personalitete politike të huaj dhe vendas, ish-ushtarakë të lartë të kohës, përfaqësuesve të SAC, si edhe të pandehurit e procesit të parë të çështjes “Gërdeci”. Mbrojtja kërkoi edhe pyetjen e ekspertëve, që kanë konkluduar mbi shpërthimin e 15 marsit 2008, kryerjen e një eksperimenti hetimor për shpërthimin, si edhe administrimin si provë të pamjeve filmike të shpërthimit të transmetuara në TV dhe një intervistë televizive të ish-ministrit Mediu, një ditë para ngjarjes. Ndërkohë, avokati të dëmtuarve nga shpërthimi i Gërdecit kërkoi pyetjen si dëshmitarë të 12 personave, ish-drejtues të fabrikës së demontimit apo ushtarakë, si edhe Fiqiri Ismaili, ish-kryebashkiakut të Vorës të cilin Mediu e ka krushk. Nga ana e tij, prokurori i SPAK në sallë, Arben Kraja, i tha gjykatës se pyetja si dëshmitarë e personaliteteve të huaja politike, ish-ministra të mbrojtjes të vendeve evropiane, apo ish-zyrtarë të lartë të NATO-s nuk sjell dobi për procesin.
Çfarë thonë familjarët e viktimave
Hetimet mund të marrin kthesën e madhe pasi mes listës së dëshmitarëve që kanë kërkuar familjarët e viktimave, dallohen dy emra të rëndësishëm, ish-drejtuesit e kompanisë amerikane “AEY”, Efraim Diveroli dhe David Packouz, dëshmia e të cilëve mund të jetë shumë e vlefshme për gjykatën, pasi ata mund të rrëfejnë rolin e Shkëlzen Berishës në atë krim shtetëror që i mori jetën 26 personave të pafajshëm. SPAK ka çuar dhe një letër-porosi në SHBA për marrjen në pyetje të Diverolit. Ai ishte një trafikant armësh nga Florida. Ai ishte presidenti i kompanisë “AEY”, e cila blinte municione kineze në Gërdec për llogari të një tenderi të dhënë nga SHBA në vlerën 298 milionë dollarë. Me këto para, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes kërkoi të furnizojë forcat afgane të sigurisë me municione, por Diveroli shkeli embargon e SHBA-ve ndaj municioneve dhe armëve kineze. Fishekët kinezë manipuloheshin me ambalazh tjetër në Gërdec. Gjatë përgjimeve të Diverolit dhe Trebickës para shpërthimit të Gërdecit, Diveroli shprehet se në Gërdec janë implikuar Sali Berisha si kryeministër dhe Shkëlzeni, të cilët i konsideron si mafien më të fortë. Ndër të tjera, Efraim Diveroli shprehet se “...kjo gjë ka shkuar shumë lart, deri te Kryeministri dhe djali i tij. Kjo është. Kjo mafia është shumë e fortë për mua. Nuk mund ta luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët kanë dalë shumë jashtë kontrollit. Shumë lojtarë…”.
*Lista me dëshmitarë që kërkon mbrojtja e familjarëve të viktimave
1. Spiro Zaka
2. Shpëtim Spahiu
3. Fiqiri Ismaili
4. Zija Bahja
5. Kristaq Arapi
6. Flamur Skrapalliu
7. Zenel Kuçana
8. Efraim Diveroli
9. David Packouz
10. Lavdi Shatro
11. Fiqiret Mato
12. Luan Duzha
*Mediu kërkoi 90 dëshmitarë
Procesi gjyqësor pritet të jetë i gjatë nisur dhe nga numri i madh i dëshmitarëve të cilët pritet të dëgjohen në gjykatë. Ndërkohë vetë Fatmir Mediu kërkon që të pyeten 90 dëshmitarë. Mes tyre figuron ish zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes në periudhën 2006-2009 Gordon England, apo dhe ish ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Italisë.
*SPAK kërkon 71 dëshmitarë, mes tyre Shkëlzen Berishën
SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të marrë në pyetje 71 dëshmitarë në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për masakrën e Gërdecit të 15 marsit 2008. Mes tyre për herë të parë kërkohet edhe dëshmia e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Më të lexuarat


“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha sërish në krye të Rithemelimit

“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe”, Elezi thumbon ish-kryeministrin: Berisha nuk ka më besueshmëri, s’bën dot mosbindje civile

“Lojë mafioze shumë e rrezikshme e Qeverisë”, deputeti i njohur bën thirrjen e fortë: SPAK të veprojë, po rrënohet ekonomia dhe qytetarët

“Nën ombrellën e Partisë së Lirisë”, analisti i njohur flet për mbledhjen e kuvendit: Kërkesa e Berishës për mosbindje civile është e pamundur, sfida më e madhe e PD është…

Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës, ja si përgjigjet Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar
