BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x
BREAKING NEWS

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Aksident  me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e
x
BREAKING NEWS

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon
x

Politike

"Me Berishën kam zero komunikim", Bardhi flet për ndarjen e PD-së: Zgjidhja duhet të bëhet që para zgjedhjeve

"Me Berishën kam zero komunikim", Bardhi flet për ndarjen e

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se mes tij dhe Sali Berishës nuk ka asnjë komunikim, por gjithsesi marrëdhëniet politike nuk kanë ndryshuar.

“Mes meje dhe zotit Berisha ka zero komunikim. As me kolegët e tjerë, por asnjëri prej tyre nuk merr guximin për të bërë ndërmjetësuesin, pasi nuk ka nevojë për një gjë të tillë, pasi nëse do më duhet të komunikoj me z. Berisha e bëj fare mirë vetëm. Marrëdhëniet mes meje dhe z. Berisha janë po ato që kanë qenë që në fillim dhe asgjë nuk ka ndryshuar në këtë raport”, deklaroi Bardhi.

Sa i përket bashkimit të PD-së,  deputeti demokrat u shpreh në një intervistë në “Ora News” se kjo nuk mund të  bëhet vetëm me njërën palë, por me vullnetin e të dyja palëve, duke shtuar se ndarja e PD, do të ishte një humbje për Shqipërinë dhe jo vetëm për opozitën.

“Zgjidhja duhet të bëhet që para zgjedhjeve, pasi çdo përçarje në zgjedhje do të ishte fatale për opozitën. Ndarja e PD-së do të ishte një humbje për Shqipërinë jo vetëm për opozitën. Një përsëritje e 6 marsit do të ishte fatkeqësi. Por për këtë zgjidhje kërkohet vullnet i të dyja palëve, dhe jo të jetë e njëanshme”, theksoi Bardhi.