BREAKING NEWS

Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e PS, PD, LSI dhe partive të tjera që pritet të kandidojnë në 12 qarqet

Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e
x

Politike

Me boksa hekuri, çekiçë dhe thika/ Djali i politikanit të njohur shqiptar u sulmua rëndë nga 30 persona, reagon babai dhe tregon vendimin e vështirë që pritet të marrë

Me boksa hekuri, çekiçë dhe thika/ Djali i politikanit

Politikani serb, Nenad Rashiq, ka rrëfyer për gjendjen shëndetësore të djalit të tij, pasi ky i fundit është sulmuar nga një grup prej 30 personash.

Rashiq ka thënë se djali i tij është mirë, derisa ka treguar se do ta dërgojë për trajtim mjekësor më të specializuar.

“Djali është mirë. E kam dërguar në shtëpi, dhe nesër do të ketë kontrolla të më tejshme. Do të shkojmë tek dentisti të shikojmë se çfarë mund të sanohet nëse është e mundshme”, ka thënë Rashiq të hënën në Kallxo të Jeta Xharrës.

Rashiq ka thënë se personat që e kanë sulmuar,  përveç boksave të hekurit kanë pasur edhe çekiçë dhe thika.Ai tutje thotë se s’ka pritur që fëmijët të paguajnë çmimin për rreshtimin ideologjik të prindërve.

Rashiq ka thënë se ka menduar që ta lë politikën, meqë thotë se prej që ka dalë Lista Serbe është duke mbijetuar.

“Ajo që po më irriton më së shumti është që unë po mbijetoj që tetë vjet. Prej momentit që ka dalë Lista Serbe. Asnjë proces që kemi iniciuar në Prokurori s’ka pasur epilog. Unë shumë herë kam menduar që ta lë politikën. Unë nuk e di deri ku është kufiri. A duhet të humb fëmijën dikush”, ka potencuar politikani serb.

“Kjo është tentim vrasje, nuk është rrahje mes adoleshentësh”, ka theksuar Rashiq.

Më të lexuarat