BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Më duhen 200 mijë euro”, Artan Hoxha nxjerr faktet tronditëse dhe zbulon lidhjen e Metës me shtetasen amerikane e biznesmenin e njohur në rangje të larta politike

“Më duhen 200 mijë euro”, Artan Hoxha nxjerr faktet

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shpjeguar në emisionin "Repolitix” se përgjimet në dosjen kundër Kastriot Ismailajt, në të cilat ka dalë edhe përfshirja e Presidentit Ilir Meta, në atë kohë, në opozitë, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas përgjimeve, të cilat edhe pse janë asgjësuar, disponohen nga gazetari Hoxha, Kastriot Ismailaj ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë euro.

 "Nesër në darkë (më 23 qershor), duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro", thuhet në mesazhin dërguar nga numri i Ilir Metës drejt Kastriot Ismailajt.

Sipas gazetarit investigativ, bëhet fjalë për një dosje me 8 mijë faqe të transkiptuara, ku pikërisht nga kjo dosje e madhe ka dalë edhe në biseda të tjera, përfshirja e Ilir Metës, jo vetëm me mesazhe por edhe me biseda telefonike.

Dosja në fjalë, është pushuar, dhe të gjitha përgjimet e traskrptuara dhe disqet janë asgjësuar me një vendim gjykate në dhjetor 2010.

Ajo që bie në sy, është fakti se dosja është pushuar menjëherë pas ardhjes në pushtet të Ilir Metës, që në atë kohë bëri aleancë me Partinë Demokratike, me kryeministër Sali Berishën.

"Pas zgjedhjeve të qershorit 2009 situata ndryshoi, Meta hyri në koalicion me PD, dhe çuditërisht hetimet ndalojnë, dosja është pushuar më 27 dhjetor 2010", tha Artan Hoxha i ftuar në Repolitix.

Në vendimin e pushimit, - tregon gazetari Hoxha, sërish përdoret një shprehje nga prokurori Gentian Osmani që fakton përfshirjen e Ilir Metës në këtë çështje, edhe pse jo drejtpërdrejt me emër: "Nga procesverbalet e transkiptimeve midis shtetases amerikane dhe biznesmenit del në pah gjendja ekonomike, nga njëra anë nuk ka lekë për të paguar një biletë avioni nga njëra anë flitet për transferta në vlera të mëdha. Ata kanë punuar së bashku dhe kanë lidhje shoqërore në rangje të larta politike në vend dhe në rajonin e Ballkanit".

Edhe pse hetimet janë rihapur për këtë dosje në vitin 2015, provat nuk mund të përdoreshin më, pasi përgjimet ishin asgjësuar.

"Nga gjithë dosja e përgjigjeve kur është bërë pushimi në 2010, ka dalë një vendim ku është kërkuar të bëhet asgjësimi i transkipteve se çështja ishte pushuar, ky fakt ka bërë që kjo pjesë e transkipteve të asgjësohen. Kur është rihapur çështja në 2015, ato prova nuk ekzistonin më. Kur i kemi publikuar në 2016, na është thënë që është e vërtetë që ka ndodhur, përgjimi është i vërtetë, por nuk mund të përdoret më si provë, pasi përgjimet janë asgjësuar", - tha gazetari Artan Hoxha.

 

Më të lexuarat