BREAKING NEWS

“Do ndodhë shumë shpejt”, Spartak Ngjela reagon pas deklaratës tronditëse të ish-këshilltarit Bolton dhe zbulon çfarë e pret presidentin

“Do ndodhë shumë shpejt”, Spartak Ngjela reagon pas
x

Politike

“Më duhet një makinë”, Avokati i Popullit kundërshton ndarjen e buxhetit për vitin 2020: Kemi dhe 20-vjetorin e themelimit, ku do të bëjmë një aktivitet (KËRKESAT)

“Më duhet një makinë”, Avokati i Popullit

Sot po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ligjeve për të trajtuar kërkesat e institucioneve të larta shtetërore në lidhje me ndarjen e fondeve të parashikuara sipas projekt-buxhetit për vitin 2020.

'Avokati i Popullit' listoi përpara anëtarëve të Komisionit të Ligjeve nevojat për blerjen e një automjeti, rritjen e financimeve në kuadër të 20-vjetorit të ngritjes së organit të Avokatit të Popullit etj. Nëpërmjet përfaqësuesit të tij. 'Avokati i Populli' kërkoi që të mos ulej buxheti për institucionin e tij.

''Kemi kërkuar të rishihet fondi i pamjaftueshëm. Nga 90 milionë lekë në vitin 2019 është zbritur në 86 milionë lekë, kjo lëvizje  prek pagat e institucioneve, sidomos të komisionerëve tanë. Së dyti kemi kërkuar fonde shtesë për shërbimet operative. Zhvillojmë aktivitetet promovuese, seminare, trajnime. Kemi dhe 20 vjetorin e themelimit ku do të ketë dhe një aktivitet ndërkombëtar.

Ndërkohë shkurtimi i buxhetit për Avokatin e Popullit është i paargumentuar. Proçedurën 'Zëri 231' e kemi realizuar në masën 97 %të saj. Ne kemi 6 zyra rajonale në 6 qytete të ndryshme të vendit. Jemi në një godinë që duhet ërregullohet. Duhet të pajisemi me kompjutera, si dhe një makinë për të realizuar aktivitetet e hapura.

Në rastin më të kaq, të rritet fondi nga 2 milionë në 4 milionë për të mbuluar infrastrukturën. Është dhe çështja e zgjerimit të stafit, duhet të mbulohen shumë aktivitete, pasi merremi me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Kemi staf të vogël dhe e kemi të pamundur të ushtrojmë plotësisht mandatin tonë kushtetues. Këshilli i Evropës ka miratuar rezolutë për mbrojtjen e zyrtarëve të të drejtave të njeriut, prandaj duhet të mbrohen dhe financiarisht.

Ministria e Financave nuk pati dakordësi me , por shpresojmë që në parlament të kemi një mirëkuptim'', u shpreh përfaqësuesi i Avokatit të Popullit.