BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Me harbutët dhe banditët shteti duhet të jetë i pamëshirshëm”, revoltohet Blendi Fevziu dhe përplaset keq me avokatin socialist: Kam folur edhe vetë me policinë! Më ka bërë përshtypje... (REPLIKAT)

“Me harbutët dhe banditët shteti duhet të jetë i

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, teksa po diskutohej për problemet e turizmit në Shqipëri, Plarent Ndreca tha se situata e turizmit është duke u përmirësuar. Sipas tij, Shqipëria ka një ritëm të lartë të zhvillimit turistik.

Megjithatë drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, rikujtoi se Shqipëria ende ka probleme të theksuara në këtë sektor, duke filluar nga ligji i cili nuk zbatohet nga të gjithë njësoj. Ai shtoi se shteti duhet të jetë i pamëshirshëm me shkelësit e ligjit të cilët shkelin dinjitetin e çdo qytetari.

Blendi Fevziu: Kush ka bërë investime në Shqipëri i ka bërë duke e zgjidhur me pronarët në 1000 mënyra edhe me pagesa nën dorë. Me pronarët, lëre me shtetin, që po e po.

Plarent Ndreca: Zoti Fevzi, të lutem! Janë 3700 struktura akomoduese, të regjistruara, e kam shifrën nga Drejtoria e Tatimeve.

Blendi Fevziu: Janë më shumë patjetër.

Plarent Ndreca: Që janë të regjistruara te Drejtoria e Tatimeve po flas. Nuk e përjashtoj atë argument, por ta thuash atë argument si një arsye themelore se përse ka dështuar turizmi në Shqipëri, kjo nuk qëndron. Duhet thënë se turizmi në Shqipëri ka një ritëm shumë më të lartë dhe nuk jam dakord fare me atë që jemi afër zeros apo pak më sipër zeros. Turizmi në Shqipëri ka një ndryshim të jashtëzakonshëm, por patjetër që ka edhe probleme. Jam dakord me atë që thotë që duhet të jetë e standardizuar, madje ne duhet të shkojmë në pikën që të standardizojmë edhe hotelet, pavarësisht se në terma afatshkurtër mund të na dëmtojë kjo.

Blendi Fevziu: Edhe duhet të zbatojmë ligjin Plarent, për të gjithë njësoj. Se sot nuk futesh dot në det nga motorët e detit që janë fëmijët e njerëzve me pushtet. Dhe tjetra, një nga gjërat që më ka bërë më shumë përshtypje, kam folur edhe vetë me policinë. Ti qëndron në radhë, unë e di që në ditët turistike mund të rrish në radhë me orë për arsye të trafikut për të ardhur nga jugu apo nga Durrësi dhe kur ti qëndron në radhë me orë, befas disa makina me targa të çuditshme të kalojnë anash në shkelje të ligjit, në kundër tabelë, në të gjitha. Nuk është problemi se këta njerëz shkelin ligjin, problemi është se këta shkelin dinjitetin e çdo qytetari që rri në radhë, shkelin edhe dinjitetin e atij policit rrugor atje që nuk e përfillin fare. Kjo është arrogancë dhe këtu shteti, me këta harbutë dhe me këta banditë që veprojnë kështu, duhet të jetë i pamëshirshëm.

Më të lexuarat